Covid/ Ja si paraqitet situata e të shtruarve në spitalin Infektiv

Të afërmit e pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv kanë krijuar fluks ditën e sotme në ambientet e jashtme të spitalit, teksa presin në radhë për ti dorëzuar familjarëve ushqime dhe sende personale.

Të shqetësuar dhe me qese ushqimesh në duar ata presin të marrin vesh diçka më shumë se çfarë ndodh brenda mureve të infektivit.

Sipas njoftimit të sotëm zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë vijon të ketë shtrime në spital.

Aktualisht numërohen 113 pacientë në spital me koronavirus, prej të cilëve 16 në gjendje serioze në terapinë intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë bëri bilancin e 24 orëve ditën e djeshme dhe njoftoi se nga 5,166 testime të kryera rezultuan pozitivë 801 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dy persona me SARS-COV2 pozitiv humbën jetën gjatë 24 orëve: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin për qytetarët që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve!

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet