Covid/ Mbi 325 milionë persona janë infektuar në mbarë botën që prej fillimit të pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka kaluar 325 milionë, ndërsa numri i vdekjeve 5.53 milionë.

Sipas OBSH-së, numri më i madh i rasteve të infektimit është raportuar në Shtetet e Bashkuara (64.720.612), Indi (37.380.253), Brazil (22.975.723), Britani e Madhe (15.217.284) dhe Francë (13.819.182). Numri më i madh i vdekjeve në mesin e pacientëve me koronavirus u regjistrua gjithashtu në SHBA me 843.718, pasuar nga Brazili (620.971), India (486.451), Rusia (321.990) dhe Meksika (301.334).

Ndërkaq, numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me koronavirus gjatë ditës së kaluar në botë është rreth 2.7 milionë, ndërsa numri i pacientëve të vdekur si pasojë e Covid është rritur. /WHO

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit