Covid po prek edhe fëmijët/ Nga fillimi i shtatorit janë rritur rastet e reja

rritet coronavirus dhe te femijet

Ashtu si në vende të tjera në Europë rastet me covid po rriten edhe në vendin tonë.

Mjekët nëpër qendra shëndetësor referojnë se këto 10 ditët e para të shatorit kanë shënuar rritje të ndjeshme. Ka nxënës të cilët kanë munguara në ditët e para të shkollës për shkak se janë prekur nga covid.

“Referuar edhe shifrave për të cilat janë bërë rapidtestet, në qendrat tona rastet janë shtuar. Vetëm në muajin shtator kanë dalë 63 raste pozitive. Testet kryen përditë nga mjekët e familjes.”-shprehet mjekja  Violeta Kacori.

Mjekët thonë se shpesh hasin pacientë më temperaturë të lartë apo dhe me prekje të mushkërive por gjithsesi konsiderohen raste të moderuara ,mjafton të mbajnë kontakt me mjekun dhe të ndjekin protokollin e trajtimit

“Pacientët paraqiten duke referuar dhimbje fyti, temperaturë që mund të zgjasë 3-5 ditë, dhimbje muskulare apo komplikacione pulmonare”.

Në këtë periudhë ku bashkëveprojnë edhe virozat e shumta, më të prekur rezulton mosha aktive për punë, por nuk bëjnë përjashtim edhe ata me sëmundje kronike.

“Trendi i rasteve me covid shikohet te mosha mesatare, ndoshta ngaqë janë në kontakt të përditshëm me shumë njerëz.”

Instituti i shëndetit publik raporton për 500 raste të infektuar në javë por shifrat janë  edhe më të larta pasi ka  shumë pacientë të cilët nuk shkojnë tek mjeku dhe nuk bëjnë rapid test .

Ekspertët thonë se vjeshta pritet të rrisë kurbën e infektimeve.

 

Burimi: top-channel.tv

 

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim