Çrregullimet seksuale dhe prostati tek meshkujt

 

Për shendeti.com.al mjeku Arqile Gjikondi, nefrolog –internist

Çrregullimet seksuale, impotenca, paaftësia për të mbajtur ereksionin, vështirësia e ejakulacionit ose ejakulacion mjaft i shpejtë, rënia e sasisë së spermës, spermë e verdhë ose me gjak dhimbje gjatë orgazmës ose edhe mungesa apo pamundësia për të ndierë kënaqësinë e orgazmës, dhimbjet në pjesë të ndryshme të organeve seksuale mashkullore, rënia e dëshirës, pamundësia, për të ndjerë dëshire në momentet erotike (biseda, filma, prekje etj etj)…

Kanceri i prostatesShkaqet për simptoma të tilla janë të shumta, por është llogaritur që reth 40% e këtyre meshkujve vuajnë me prostatit që do të thotë irritim kronik i gjendrës së prostatës. Në këtë gjendër kalojnë të gjithë mikrokanalet e eliminimit të spermës, prodhohet një lëng i veçantë që përzihet me spermën, por ajo që është më e rëndësishme, thuhet se prostata është “truri i seksit”, që do të thotë se pikërisht në këtë gjendër kalojnë dhe pleksen nervat kryesore që bëjnë të mundur komandimin dhe rregullimin e ereksionit, derdhjes së spermës, kënaqësinë etj.

Pra, në rastet kur kjo gjendër irritohet, është mjaft e mundur që të ndodhë irritim dhe sëmundje e gjithë kanaleve dhe nervave të organeve seksuale.

Në këto raste rënia seksuale zakonisht është e shpejtë. Brenda disa javësh ose dhe muajsh, ndodh në çdo moshë seksualisht aktive. Moshat e reja me të drejtë shqetësohen më shpejt dhe më dëshpërimisht ndërkohë që moshat mbi 40 vjeç e quajnë edhe si diçka normale që lidhet me moshën (gjë që nuk është e vërtetë).

Fillon dëshpërimi dhe mbivendosja e stresit, që shpesh bëhet dominante në jetën e mashkullit duke prishur gjithë cilësinë e jetës dhe marrëdhënieve të çiftit me pasojat përkatëse.

Në këto raste është e domosdoshme të mjekohet fillimisht gjendra e prostatës (kryesisht me antibiotikë, antiinflamatorë etj për disa javë) dhe më pas vërehet një rikthim me gjendjen normale seksuale.

Duhet të kihet parasysh që rikthimi ose zhdukja e simptomave seksuale vjen mjaft ngadalë, kërkon kohë të gjatë (javë ose muaj: mbivendosja psikologjike, vjetërsia e sëmundjes ose mosha)

Zakonisht meshkujt e rinj janë më të paduruar dhe me stresantë, e kanë vështirë të marrin mjekime të zgjatura (por që është kusht i domosdoshëm me mjekimet që ekzistojnë sot).

E shkruaj këtë artikull për arsyen e thjeshtë se nga eksperienca ime personale meshkujt janë mjaft të duruar ndaj simptomave të prostatitit (çregullime urinare, dhimbje urogenitale, dhimbje mesi etj), por nuk durojnë dot çregullimet seksuale dhe vetëm atëherë paraqiten tek mjeku, kur është disi vonë dhe më i vështirë mjekimi, gjithsesi jo i pamundur.

Në konkluzion, meshkujt nuk duhet të bien në dëshpërim, por duhet të gjejnë kurajën të drejtohen tek mjeku me qëllim shërimin e këtyre problemeve dhe të shijojnë jetën normalisht si meshkujt e tjerë.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren