Curri përplaset me mjeken Pere: Je e tronditur psikologjikisht, viktimizimi nuk të ndihmon

Analisti Arjan Curri foli në “Top Story” për skandalin në Spitalin Onkologjik, teksa përballë kishte mjeken Alketa Imeri Pere.

Ai tha se viktimizimi përballë publikut nuk e ndihmon në këtë çështje, tashmë nën hetim.

Ndër të tjera reagoi edhe për faktin nëse lakimi i saj në këtë histori të ketë qenë e qëllimshme.

Arjan Curri: Ju jeni në gjendje të tronditur psikologjike, keni gjithë kohën që tronditni këmbën mbi dysheme. Ka një lloj keqardhjeje…

Grida Duma: Me çfarë makine erdhe këtu?

Alketa Pere: Me një Benz.

Arjan Curri: Fakti që viktimizoheni përpara publikuar nuk ju ndihmon gjë. Mos shkoni më pa gazetarë. E lexova dosjen, nuk kishte ndonjë gjë të madhe. Ju në daljet publike e rëndoni veten. Në dosje jeni me pozita.

Grida Duma: A ndihesh e përdorur nga ky rrjet njerëzish? A je ti qendra e kësaj gjëje? Jua kanë bërë me qëllim?

Alketa Pere: Nuk e besoj. Në 30 vite mjeke mund të ketë dikush që mund të ketë problem me mua. Mua më shkon mendja se dikush që ka shkuar për të deklaruar gjatë hetimeve dhe ka devijuar të gjitha hetimet.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis