Darka e shëndetshme, si të gatuani perimet tuaja

Darka është zakonisht vakti më i madh dhe më i vonë i ditës dhe është një mundësi e mirë për të bërë të mundur që të hani sasinë e duhur të frutave dhe perimeve. Më poshtë mund të gjeni pesë mënyra të lehta për ta bërë darkën më të shijshme dhe më të shëndetshme.

perime te pjekuraPerime të pjekura: pjekja e perimeve është një mënyrë e mirë për ta ndjerë dhe më shumë shijen e perimeve. Piqni perimet e prera në 190 gradë për 20-25 minuta derisa të fillojnë të marrin ngjyrë kafe. Mund të piqni çdo lloj perimeje, që nga kërpudhat, qepët, patëllxhanët dhe domatet, brokolit e karrotat. Shijoni perimet e pjekura si një pjatë e dytë ose hajini me makarona ose receta të tjera.

Ziejini perimet në lëng mishi pule dhe verë të bardhë: Fillimisht zihet uji dhe pastaj hidhni perimet. Duhet të ketë lëng mjaftueshëm për të mbuluar perimet. Kur të arrijnë në fazën e zierjes, fikni sobën dhe lërini në valë edhe për 5-7 minuta. Shtoni hudhër ose borzilok për shije. Për të mos humbur vlerat e ushqimeve, tregohuni të kujdesshëm për të mos i zjerë shumë.

Hidhni perime të freskëta të prera në pjatën kryesore: Shtoni kërpudha, speca, kungull të njomë, qepë ose karrota në salcën e makaronave, në supë, në vezë të skuqura.

Shoqërojeni gjithnjë darkën me një sallatë. Shtroni në salltaën tuaj gjethe jeshile të marules dhe shtoni mbi të bizele, domate, qepë, selino, karrota e speca. Një sallatë e shëndetshme mjafton të ketë 3 grushta marule, 2-3 karrota, 1/4 kastravec dhe 1 lugë e gjysmë salca (majonezë, mustardë etj).

Zgjidhni frutat – të ngrira ose të freskëta, të pjekura ose të ziera – si ëmbëlsirë. Frutat e thata janë të shëndetshme, por janë të pasura në kalori, kështu që hajini me masë./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe