Debati për numrin e testimeve, flet shefja e ISHP-së: Nuk ka tavan në lidhje me testimet

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik  Albana Fico gjatë një lidhje për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli mbi situatën pandemike që po kalon vendi dhe masat e fundit e të qeverisë shqiptare.

E pyetur në lidhje me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri me 23 qershor ajo tha se nuk është vendim i institucionit që ajo drejton. “Realiteti i raportimit të shifrave është një përgjegjësi e madhe publike dhe duhe të kemi kujdes në lidhje me shifrat pasi kurba epidemike ka arritur të bjerë”,-tha Fico.

“Nuk është një virus i zakonshëm dhe prandaj duhet proceset e diagnostikimit nuk janë konstante”.

Sa i përket debatit të shtimit të numrit të testimeve të kërkuar me ngulm nga opozita Fico tha se “kjo përgjgije nuk është një po ose jo por varet nga situata, kjo nuk është kohë e ping-pongut politik, është koha që të jemi bashkë dhe të kemi burim të saktë informacioni. Problemi i testimeve është një problem që diskutohet vazhdimisht por ky virus është shumë dimensional dhe nuk është vetëm kjo hallka e vetme.Masat e marra në vende është e ndryshme nga njëri vend në tjetrin, dhe këtë e ka konfirmuar edhe OBSH.

Nuk ka tavan në lidhje me testimet, kush është parë e arsyeshme është testuar” tha shefja e ISHP-së.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma