Dehidratimi, një nga problemet më të mëdha të verës: ja shenjat e tij

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Një nga problemet më të zakonshme të verës është dehidratimi. Ky problem vjen si shkak i mungesës së konsumimit të lëngjeve gjatë ditës dhe djersitjes së tepërt. Disa nga problemet më të zakonshme që shkakton dehidratimi janë lodhja kronike, nervozizmi, ankthi etj.

Ja disa nga shenjat që tregojnë se jeni të dehidratuar:

ujeSkuqje dhe thatësi e lëkurës: dehidratimi ndikon në mënyrë të pashmangshme në lëkurë. Nëse jeni të dehidratuar lëkura do t’ju thahet dhe do të qëndrorë më e skuqur, rezultat i kësaj mund të jenë mbeturinat e akumuluara në trup.

Vështirësi në tretjen e ushqimit: zorrët e kanë të vështirë absorbimin e ushqimit kur jeni të dehidratuar. Uji është përgjegjës për lëvizshmërinë e zorrëve dhe përmirëson sistemin tretës.

Rritje e nivelit të kolesterolit të keq: dehidratimi është një nga shkaqet që ndikon në rritjen e kolesterolit të keq në gjak.

Tension i lartë i gjakut: dehidratimi bën që qarkullimi i gjakut të jetë më i ngadalshëm, kjo çon në rritje të presionit të gjakut.

Hani rregullisht, por nuk ngopeni: shpesh herë etja ngatërrohen me urinë, prandaj hani shumë dhe nuk ngopeni. Dehidratimi mund të çojë në shtim në peshë.

Urinë në ngjyrë të errët: kjo është një nga shenjat më kryesore të dehidratimit. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ujë, urina do të ketë ngjyrë të errët dhe aromë të fortë, në të kundërt do të ketë ngjyrë të zbehtë.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi