Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi ka nisur mbledhjen e radhës.
Para anëtarëve të Komisionit në seancë dëgjimore, ka nisur të dëshmojë mjeku Genc Byrazeri, anëtarë i komisioni i Sterilizimit, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.
Gjatë fjalës së tij ai nisi të tregojë të gjithë rrugëtimin e tij të karrierës, duke renditur të gjitha kualifikimet titujt dhe vlerësimet që ka marrë përgjatë viteve.Teksa ai vijonte të fliste, një nga anëtarët tentoi që ta ndërpriste, teksa ai iu kthye: Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive, të administrohen dhe dokumente pozitive, jo sterr të zeza, të ketë pak ngjyra.
Gjatë dëshmisë së tij ai tha se më parë në sallat e vjetra të spitalit ka rezultuar se ka pasur ndotje të niveleve të larta.
“Nuk harroj kurrë… kemi kontaktuar në atë kohë ministrin Halim Kosova për mbylljen e disa sallave, ku në 2013 rezultonte se në sallën e ORL, mostra të kontaminuar kanë qenë në shkallë 43%, urgjenca e kirurgjisë 2/3, kirurgji 40%. Nuk ka vend për diskutim. Ishim si Afrikë subsahariane. Ndotja ka qenë aq dramatike sa nuk e di se për çfarë faktesh mund të flasim. Ka pasur shumë vdekje si rezultat i gjendjeve septike. Kemi gjetur ndotje në vegla, poshtë krevatit, në sallë, këto janë fakte”, tha ai.
Anëtari i Komisionit, socialisti Klevis Xhoxhi iu drejtua atij me një pyetje: Sa është çmim i jetës së njeriut?
Anëtari i Komisionit, socialisti Klevis Xhoxhi iu drejtua atij me një pyetje: Sa është çmim i jetës së njeriut?
“Sky is the limit”, si na kanë mësuar profesorët? “Sky is the limit”… po si mund ta masim? Jeta s’ka çmim? Dhe sikur një jetë e vetme të jetë shpëtuar, të gjitha këto diskutime minimalisht pa moral”, tha ai.


