Denoncimi: Në Gjermani përfundova në urgjencë, nuk i njihte njeri ilaçet e mia

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Është përfolur shumë cilësia e ilaçeve që hyjnë në vendin tonë. Kohët e fundit kjo ka qenë edhe çështja më e diskutuar. Kolegji i Mjekëve Shqiptarë ka postuar rastin e zonjës Zana Malaj, e cila rrëfen sesi medikamentet që ka marrë në Shqipëri për hernien dhimbjet nga disqet (hernia)diskale, në farmacitë e Frankfurtit (Gjermani) kishin 15 vjet që ishin hequr.

“Para disa ditësh u ndodha në Frankfurt. Më kapi një krizë e hernies diskale. Djali im kërkonte në disa farmaci atje gjilpërat ampulë me të cilat kurohem në Tiranë. Nuk i njihte asnjë farmaci. Ilaçet ishin artrosilen dhe miotens. U detyrova të shtrohesha në spital, ku na thanë se ky mjekim kishte 15 vite që ishte hequr. U mjekova me tableta. Unë jam taksapaguese e rregullt. Si ka mundësi që nuk më ofrohet asnjë shërbim normal për një sëmundje kaq të thjeshtë? Në farmacitë e Tiranës më thanë se këto lloje që ke marrë ti, janë shumë të shtrenjta”, shkruan Malaj në koment-denoncimin e saj.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim