Denoncon ish-deputeti: Spitali i Lezhës si vendet e botës së tretë

“Kushtet e ofruara në Spitalin Rajonal të Lezhës i ngjajnë një institucioni shëndetësor të botës së tretë”. Ky është komenti i bërë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë Eduart Ndocaj përmes faqes së tij në facebook.

Në denoncimin e bërë, ish-deputeti thotë se spitalit kryesor të qarkut Lezhë i mungojnë medikamentet, në dhomat e pacientëve nuk ka kondicionerë, ndërsa denoncimin e ka shoqëruar edhe me një video ku tregohen dyshekët e pacientëve të cilët janë dëmtuar plotësisht. Ish-deputeti thotë se pamjet janë nga reparti i infektivit në spital.

Postime të ngjashme

Protesta e 28 nëntorit, 35 persona mbeten të lënduar
Lëndohet në këmbë një person, protestuesit i mjekojnë plagën dhe ia fashojnë
BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri