Edhe pse shumë gra nuk mund të jenë në dijeni të kësaj, depilimi me brisk në zonën intime mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj. Kjo “rutinë” është bërë aq e zakonshme për femrat në ditën e sotme, saqë janë anashkaluar rreziqet shëndetësore që mund të mbarten prej saj.
Sipas një studimi të publikuar në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë: Gratë nuk janë të vetëdijshme për rreziqet që sjell depilimi me brisk në zonën intime”.
Sipas studimit, rreth 90% e femrave depiloheshin me brisk. Lëkura e zonës intime është më e ndjeshme se lëkura në zonat e tjera të trupit, si këmbët apo krahët. Kjo është arsyeja pse depilimi me brisk mund të shkaktojë lëndime, sidomos kur depilimi bëhet me nxitim. Rreth 60% e femrave raportuan efekte anësore pasi ishin depiluar me brisk në zonën intime, si puçrra të vogla me infeksion, qime që rriten brenda lëkurës etj. Kjo formë e depilimit mund të krijojë një “terren ideal” për përhapjen e baktereve dhe viruseve dhe ka gjasa të prekeni nga infeksione të ndryshme vaginale.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


