Ardiana Sinani, dermatologe
Gratë shtatzëna mënyra më e mirë është heqja me makina që nuk i shkulin. Megjithatë gratë duhet të këshillohen me mjekun
gjinekolog. Nuk duhet pasur turp kur flitet për gjëra të tilla me mjekun. Megjithatë, si dermatologe mund të them se brisku dhe dylli i ftohtë janë metoda të sigurta në shtatzëni.
Brisku do të ishte zgjedhja më e mirë, sepse thjesht këput qimen dhe nuk ndërhyn në brendësinë e lëkurës, nuk e traumatizon atë.
Kremi dhe shkuma depilatore duhen evituar në shtatzëni. Thamë se ato mund të sjellin problematika edhe në kushte “normale” të femrës. Mund të sjellin irritim të lëkurës, si dhe mund të çojnë në infeksione, probleme aspak të dëshirueshme për periudhën e shtatzënisë.


