Depresioni, 17 simptomat që na paralajmërojnë

“Mjekët janë përgjithësisht të prirur të mendojnë për vizitën mjekësore vetëm si vlerësim të shqetësimeve organike duke neglizhuar jo vetëm depresionin, por edhe çrregullime të tjera mendore, të cilat kontribuojnë në këqmenaxhimin e sëmundjes, pasi janë faktorë që e shtyjnë pacientin drejt sjelljeve jo të shëndetshme si pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik, të ushqyerit jo të shëndetshëm etj”, shprehen dy ekspertët e shëndetit depresion 2mendor, Prof, Ass, Ariel Çomo dhe doktor Eugjen Sotiri në një udhëzim. Fenomen ky që duhet luftuar. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara 17 simptomat më të shpeshta që shoqërojnë depresionin.

  1. Humori i deprimuar. Më shumë se 90% e pacientëve të deprimuar përjetojnë gjendje shpirtërore hidhërimi ose dekurajimi të zgjatur, ose ndjenjën e moskujdesjes së mëtejshme. Humori depresiv zakonisht e ngjyros krejt jetën mendore të pacientit, ai është i gjithanshëm dhe dominues.
  2. Anhedonia. Konsiderohet si paaftësia për të provuar kënaqësi nga aktivitetet e mëparshme të pëlqyeshme, është pothuajse simptoma universale e depresionit. Aktivitetet që mund të mos pëlqehen janë: të ngrënët, seksi, hobet, sportet, ngjarjet shoqërore dhe funksionet familjare.
  3. Ankthi. Shumica e pacientëve të deprimuar përjetojnë ankth, që do të thotë shqetësim i brendshëm me tmerr, frikë ose parashikim për rrezik, së bashku me disfunksione të sistemit autonom, si ndjesia e rrahjes së shpejtë të zemrës, flutura në stomak, pulsi i shpejtë. Për arsye se ankthi dhe depresioni shpesh shkojnë së bashku, mund të jetë e vështirë t’i dallosh pacientët që janë me depresion nga ata që kanë çrregullime të ankthit primar.
  4. stres panikSimptomat vegjetative. Simptomat vegjetative u problemeve fizike specifike që shpesh shoqërojnë humorin depresiv. Prania ose mungesa e këtyre simptomave është e një rëndësie parësore në parashikimin e përgjigjes ndaj terapive somatike të depresionit.
  5. Çrregullimet e gjumit. Shumica e pacientëve provojnë disa forma të pagjumësisë, si vështirësia për ta zënë gjumi (insomnia e hershme). Pacientët me këtë ankesë tregojnë përpëlitje në krevat, ndërkohë që përtypin me vete ngjarjet që kanë ndodhur gjatë ditës. Të tjerë ankohen për zgjime gjatë gjumit, shpesh nga tmerret e natës dhe kthimi përsëri në gjumë është i vështirë (pagjumësia e mesme). I zakonshëm është zgjimi herët në mëngjes (pagjumësia terminale). Pacientët zgjohen në orën 5 ose 6 të mëngjesit dhe nuk mund të flenë më. Ndonëse, pagjumësia është më e dendur në depresion, ndodh që te disa njerëz depresivë, përkundrazi, shtimi i gjumit mund të jetë shenjë e depresionit.
  6. Çrregullimi i oreksit. Shumë pacientë depresivë kanë humbje të oreksit (anoreksia), me ose pa humbje në peshë. Humbja në peshë mund të jetë e vogël ose shumë e madhe, madje sa të kërcënojë jetën. Një pakicë njerëzish, veçanërisht gratë e reja dhe ato me sëmundje bipolare, mund të kenë mbingrënie (hiperfagi) ose ngrënie të babëzitura (bulimia).
  7. Humbja e energjisë (anergjia). Pacientët kanë lodhje dhe humbje të energjisë edhe kur nuk bëjnë ushtrime fizike dhe e përshkruajnë këtë si “rënie” ose “sikur gjithë energjia është shkarkuar nga trupi tyre”. Ata mund të mendojnë se mund të kenë mungesë vitaminash ose mendojnë se vuajnë nga kanceri ose turbekulozi. Disa njerëz kanë ndryshime ditore të humorit dhe të nivelit të energjisë, që do të thotë se depresioni është më keq në mëngjes dhe përmirësohet gjatë ditës.
  8. Zhurma stresPakësimi i libidos. Pakësimi i libidos interesit dhe energjisë seksuale, takohet shpesh në pacientët depresivë. Kjo rënie e libidos mund të rrisë tensionet martesore dhe të pakësojë vetëvlerësimin tashmë të pakësuar të pacientit. Te burrat simptoma më e zakonshme e pranishme është impotenca. Duhet ekzaminuar rreth disfunksionit seksual tek ata pacientë që dyshohen për depresion, sepse shumica e tyre e kanë të vështirë të shprehen për këtë problem në mënyrë vullnetare.
  9. Frenimi (ngadalësim) psikomotor. Shumë pacientë depresivë kanë ngadalësim të mendimit, të të folurit dhe të veprimit. Përgjigjet e rralla ndaj pyetjeve dhe të folurit e ngadaltë me vështrim të fiksuar dhe lëvizje të ngadalta të trupit janë pjesë të këtij sindromi.
  10. Axhitimi psikomotor. Disa të sëmurë, veçanërisht të vjetër, manifestojnë më shumë axhitacion sesa prapambetje. Kjo nënkupton një shqetësim të pakëndshëm ose tension, që është paaftësia për t’u qetësuar dhe për të qëndruar ulur në një vend. Njerëz të tillë duken “nervozë”. Ky axhitim në fakt është përpjekje për të lehtësuar tensionin, si shkundja e duarve, ngrënia e thonjve, shkulja e flokëve, ecejaket e gjata, etj.
  11. Humbja e interesit për aktivitetet e zakonshme. Në këto raste pacientët manifestojnë jo vetëm humbje të kënaqësisë, por, gjithashtu edhe pakësim të motivacionit, shpesh në të gjitha fushat e jetës. Puna, jeta shtëpiake dhe gjithë veprimtaritë e tjera duken pa kuptim dhe jo interesante.
  12. stresi burreMungesa e shpresës. Njerëzit që janë shumë të deprimuar, ndiejnë se nuk mund të përballen edhe me detyrat më të vogla, duke përfshirë higjienën personale dhe paraqitjen estetike. Detyrat e shkollës, të punës dhe të shtëpisë papritur duken për të sëmurët depresiv¸ se nuk mund të kryhen dot. Individi që nuk shikon asgjë veç fatit të keq të së ardhmes, mund të humbë të gjithë motivacionin për të vazhduar më tej. Ngritja e tij nga shtrati në mëngjes mund të kërkojë orë të tëra.
  13. Mendimet ose veprimet suicidale. Mendimet ose veprimet suicidale (vetëvrasjet) janë komplikacioni më serioz i çrregullimit depresiv dhe mjerisht është shumë i zakonshëm. Rreth 1% e të gjithë pacientëve të deprimuar kryejnë vetëvrasje brenda 12 muajve pas fillimit të episodit depresiv. Ndër pacientët me episode të vazhdueshme, 15 % e tyre kryejnë vetëvrasje. Pacientët depresivë janë në rrezik të madh për vetëvrasje edhe 6 deri 9 muaj pas përmirësimeve simptomatike. Kjo dukuri, që duket paradoksale, mund të ndodhë sepse pacienti ka përfituar mjaft energji dhe motivacion për të përfunduar planet, por nuk ka përfituar një vizion të vazhdueshëm pozitiv për jetën, që të jetë në gjendje të zgjedhë një alternativë tjetër…
  14. Ndjenja e fajit, pavlerësisë dhe e vetëvlerësimit të ulur. Njerëzit e deprimuar shpesh e qortojnë veten për të metat që mendojnë se kanë dhe i ekzagjerojnë ato, por mendojnë se këto janë të kuptueshme për të tjerët. Këta njerëz nuk i vlerësojnë realisht aftësitë e tyre në detyrat ditore.
  15. Vështirësi në përqendrim. Pacientët e deprimuar mund të jenë plotësisht të preokupuar me mendimet e brendshme, aq sa kanë vështirësi për t’i kushtuar vëmendje ambientit të jashtëm. Ata ankohen për kujtesë të keqe ose nuk janë në gjendje të përqendrohen në veprimtari të kohës së lirë, si lexim ose shikim i TV-së.
  16. Psikoza. Depresioni mund të jetë mjaft i rëndë, mund të përfshihen simptoma psikotike, më shpesh halucinacione dhe deluzione. Përmbajtja e halucinacioneve dhe deluzioneve përputhet me humorin,për shembull pacientët kanë besime deluzionale dhe ndihen të persekutuar pasi ata janë mëkatarë ( p.sh burri përpiqet të më vrasë, sepse jam grua e keqe, etj). Halucinacionet marrin formën e zërave, që i qortojnë pacientët për gabimet e tyre.
  17. Simptomat somatike. Një varg simptomash somatike gjenden në sindromin depresiv, si: dhimbje koke, shpine, krampet muskulare, nausea, të vjella, konstipacion, djegësirë, marrje fryme, hiperventilim dhe dhimbje e gjoksit.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin