Dr. Selami Deraj, psikopediatër
Në kujdesin tonë ka institucione që ofrojnë shërbime shëndetësore e lidhur kjo dhe me atë që quhet analizë e jetëgjatësisë familjare (faktor biologjik) dhe prirjet e trashëguara. Lidhur me ballafaqimin psikologjik , shëndet psikologjik do të thotë që të kesh aftësi të mira bashkëveprimi me të tjerët, mirëkuptim me miqtë dhe familjarët si dhe mbështetje nga rrethi social në moment kritikash.
Kultura, etniciteti, faktorët social-kulturor statusi socio-ekonomik, edukimi dhe gjinia kanë vlerat e tyre.
Çdo shtyllë e veçantë që ndikon në shëndet të mirë ose mos shëndet të plotë është e lidhur me shtyllat e tjera dhe ndikohet nga ato.
Kushdo nga ne çdo ditë ballafaqohet me shqetësime stresonte, për shembull shkolla, familja, puna, miqtë, marrëdhëniet e bashkëpunimit me të panjohurit. Në shumicën e tyre, fatmirësisht shqetësimet stresante janë përvoja të shkurtra në kohë.
Në situatat e zgjatura (humbja e një të dashuri, dalja në pension, qëndrimi gjatë në shtrat) ndikimi është tek personi për një sëmundshmëri më të avancuar.
Vetë situata stresante ka të bëjë me situata kërcënuese për shëndetin dhe reagimet që bën individi ndaj këtyre situatave vuajtsjellëse.
Vetë situatat stresante janë edhe stimulim, edhe reagim, dhe adoleshenti procedon nëpërmjet perceptimit dhe reagon ndaj kësaj vuajtjeje duke gjykuar nëse ato janë sfiduese apo kërcënuese.
Ndaj një vuajtjeje stresante reagimi nuk është i njëjtë por, përkundrazi, ai mund të jetë bashkëveprues dhe adaptues në vazhdimësi në fund të fundit për t’ia dalë mbanë.
Gjatë vlerësimit njohës të situatës stresante që i bëhet kësaj gjendjeje, individi çmon nëse situata cenon mirëqenien dhe a ka ai mjetet për ta përballuar situatën.
Analiza bëhet rreth asaj se a është në gjendje strategjia e përdorur për t’ia dalë mbanë, a është efektive.
Çdo situatë stresante në vlerësimin e bërë është apo jo e lodhshme, e dëmshme.
Vetë vlerësimet njohëse janë tepër të varura nga ndryshimet e humorit dhe motivimi.
Reagimi trupor është gati i njëjtë në situata stresante të vërteta apo dhe kur imagjinohet apo rikujtohet.
Strategjia e përballjes, mënyra se si njerëzit përballen në situata stresante ka të bëjë më atë që të zbutet efekti (efektet) i stresit (stresorëve) mbi mirëqenien fizike dhe emocionale.
Fëmijët e vegjël kanë vlerësim njohje eficiencë perceptive, kontroll emocional, motivim për kontroll personal strategji adaptues, element të bashkëpunimit.
Fëmijët dhe adoleshentët nën stres, nën situata stresante janë në konsideratë të problemeve të zhvillimit.
Duke qenë më pak të vetëdijshëm për kërcënimet stresante fëmijët mund të jenë më të ndjeshëm dhe kështu mund të bëhen më të traumatizuar në varësi të stresorit dhe ndikimit drejtpërdrejtë.
Si reagojnë adoleshentët direkt ndaj stresit, me çrregullim adaptues, përshtatës, me çrregullim të shpejtë apo me post traumë?
Çrregullim i adaptimit do të thotë zhvillim i disa shenjave domethënëse emocionale apo të sjelljes, brenda 3 muajve nga vuajtja e parë stresante ose situatës stresante psikosociale.
Vetë stresori mund të jetë i butë, i moderuar ose dhe më shumë. Gjendja e shqetësuar emocionale ose e ç’organizuar zgjat deri 6 muaj dhe në varësi të zgjatje, vuajtjes stresore gjendja mund të kronicizohet. Ndërsa në vuajtjet e zgjatura dhe vazhdimi intensiv i traumës si dhe predispozicioni e reagimi individual adoleshenti vuan nga çrregullimi i stresit post traumës me çrregullime të rënda. Kjo vuajtje e quajtur PTSD ka të bëjë me ekzistencën e rrethanave provokuese dhe reagim i hershëm i fenomeneve të ndryshme të ripërjetimit. Adoleshenti bën sjellje shmangëse nga shkolla, qëndron i veçuar dhe bëhet indiferent, bëhet i hiperndjeshëm, i hiperngacmueshëm, dëmtohet ai që quhet funksionim dhe çdo gjë ka kohëzgjatjen e vetë.
Fillimisht adoleshenti mbas ekspozimit ndaj një ngjarje traumatike e cila është shqetësuese, ka frikë të madhe, ndjenjë të pa fuqisë apo gjendje alarmi e tmerri.
Vetë ngjarja traumatike mund të ripërsëritet vazhdimisht në psikikën e tij.
Rikujtimet shqetësuese të ngjarjes në të vegjël bëhet nëpërmjet lojrave përsëritëse me tema rreth traumës. Ëndrrat shqetësuese të vazhdueshme janë të pranishme ose bëhen veprime sikur trauma po ndodh në të vërtetë dhe kjo shoqërohet dhe me problem të percepsioneve të gabuara, iluzione, halucinacione dhe flashback (episode disociative).
Në shumë adoleshentë të vuajtshëm vihen re shmangie persistente dhe mpirje e reagueshmërisë së përgjithshme.
Adoleshenti mund të shfaqet me përpjekje për të shmangur mendimet, ndjenjat apo bisedat që kanë të bëjnë me traumën, bën përpjekje për të shmangur aktivitetet apo situata që nxisin rikujtimin e traumës ose ka paaftësi për të rikujtuar një aspekt të rëndësishëm të traumës (amnezi psikogjenë). Ndodh në mosha më të vogla por dhe në adoleshencë ndjenja e të ndjerit si i huaj, krejt i shkëputur prej të tjerëve si dhe ndjeshmëri e kufizuar për ndjenja dashurie.
Disa adoleshentë mund të ndjenjë, mund të mendojnë se nuk do të rritën, nuk do të zhvillohen e s’do kenë karrierë, nuk do të kenë familje apo nuk do gëzojnë jetë të gjatë.
Sjellja shmangëse fobike redukton probabilitetin për shqetësime më të fuqishme dhe nga ana tjetër adoleshenti ballafaqohet me ankth të zgjatur e lodhës si dhe garantimin e një ndjeshmërie të fituar ndaj një stimuli fobik sjellës.
Mpirja apo mungesa e reagueshmërisë mund të shprehet duke e shfaqur fëmija si më pak interes dhe nuk përfshihet në aktivitete të rëndësishme dikur për të.
Mpirja psikologjikë është interpretuar si formë masive e mohimit duke ruajtur një nivel funksionimi.
Edhe pse mohimi mund të jetë herë-herë fitimprurës për periudha të shkurtra, në vazhdimësi ai shndërrohet në gjenerues të vetvetes pra në një element gjenerues të PTSD kronike.
Ç’ndodh me adoleshentët e dhunuar?
Përdorimi i forcës nga qenia njerëzore bëhet për mbijetesë, mirëpo në raport me kafshët qeniet njerëzore e përdorin atë (violencën) përtej kufijve të mbijetesës.
Në ditët e sotme violenca (përdorimi i forcës) ka kuptimin e një ndjenje dëshpërimi. Edhe pse thuhet kështu shumë prindër gjejnë arsye për të justifikuar atë (përdorimin e forcës), sjelljen e tyre të gabuar.
Në të vërtetë sjellja e qenieve njerëzore duhet analizuar dhe nga këndvështrimi i biologjisë së agresivitetit. Shumë pjesë tonat në trurin tonë dhe ata që quhen transmetues neurologjik kontrollojnë, luajnë rol në sjelljen agresive duke u bërë tregues të kompleksitetit të biologjisë së trurit nga njëra anë dhe kufizimeve të njohura nga ana tjetër.
Agresioni është një fenomen shumë dimensionesh e shumë kompleks dhe mund të konceptohet si çrregullim i balancës impuls-kontroll.
Konfliktet midis njerëzve, dëmtimet organike, luhatjet intrapsikike janë shkaktarë të impulsivitetit dhe mungesës së kontrollit.
Vetë sjellja agresive mund të përshkruhet si dekompesim i strukturave mbrojtëse ose si dështim adaptimi i madh. Vetë reagimi ndaj frikës shndërrohet në stimul negativ.
Parë në këndvështrimin njohës zbulohen faktorët dhe proceset njohëse në zhvillimin dhe ruajtjen e shfaqjeve agresive. Vetë skemat para ekzistuese të njohjes hedhin dritë rreth asaj që disa bëjnë dhe disa jo sjellje agresive si dhe rreth faktorëve që ndikojnë në ashpërsinë e tablosë agresive. Vetë skemat para ekzistuese të njohjes hedhin dritë rreth asaj që disa bëjnë dhe disa jo sjellje agresive si dhe rreth faktorëve që ndikojnë në ashpërsinë e tablosë agresive.
Duke përfolur disa koncepte bazë mbi agresionin dhe violencën mund të themi se kapaciteti i lindur për sjellje agresive ka të bëjë me mbijetesën te kafshët.
Elementi i parë i të menduarit tonë mbi agresionet lidhet me atë që nëse një agresion është disa herë normal dhe disa herë patologjik (anormal).
Elementët e sjelljes agresive. Agresioni është fenomen kompleks. Mendohet se ekzistojnë lloje të ndryshme e të shumëfishtë agresioni të performuar në procesin e evolucionit si përgjigje ndaj nevojave të ndryshme biologjike. Llojet e ndryshme të agresionit bëhen të dukshme për të plotësuar këto nevoja dhe që shoqërohen me stimuj specifik meqenëse sjelljet agresive janë vegla për të përmbushur këto nevoja biologjike.
Në disa qenie biologjike ndeshet ai që quhet agresioni afektiv kur një qenie ndeshet me qenien tjetër me përmasa të barabarta apo më të mëdha. Ky lloj agresioni përshkruhet si ofensivë dhe mbrojtës. Agresioni i II që quhet gjuajtës (kafshimi, goditja e ftohtë) ndodh pa zhurmë e shfaqjen gjestesh.
Sjellja shkatërruese ka të bëjë më llojin e situatës stimuluese. Përgjithësisht mund të ketë agresion prej meshkujsh midis tyre, agresion nga frika, nga irritimi, për mbrojtje territori, me seksin etj.
Edhe vetë situatat që sjellin këtë agresion janë komplekse. Edhe kompleksiteti gen-ambient mund të shpjegojë influencat gjenetike në sjelljet agresive.
Vetë modelet e shpjegueshme strategjish për t’u përballur me kërkesat ambientale, në studimet e bëra janë të vërtetuara.
Qeniet agresive zakonisht demonstrojnë një përgjigje aktive ndaj rrethanave të rrezikshme ndërsa ata jo agresivë adaptojnë strategji pasive mbrojtëse. Ata rrinë të tërhequr.
Parë në këndvështrime të ndryshme genet dhe sistemi neural veprojnë në bashkëveprim me ambientin i cili ndikon dhe i jep formë trurit dhe sjelljes. Fuqia e ambientit, shkolla, familja dhe shoqëria, komuniteti, kultura në përpunimin e sjelljeve jo agresive është i pamatur.
Violenca duhet mbajtur e mbyllur, e kyçur, ajo në të kundërt shkatërron njerëzimin. Mund të themi se çdo grup social krijon shanse që agresiviteti të lulëzojë ose të mbetet nën kontroll si dhe vetë komunitetet mund të kontrollojnë, mund të përdorin ç’mund të përdorin për kontrollin e violencës, të terrorit e kriminelëve.
Njeriu është qenia më e komplikuar, më e dëshpëruar e cila kujdeset, mbrohet dhe edukohet. Ne edhe mund të shkatërrojmë, skllavërojmë, urrejmë dhe vrasim. Vetë televizioni, lojrat, filmat apo muzika janë bërë për ditë e më të dhunshëm.
Çdo 18 vjeçar gjatë jetës së vet sheh rreth 200 000 akte dhe në televizion. Edhe nëse ambienti familjar afron shëndet të mirë dhe ai komunitar po ashtu afrimi i ambienteve të shëndosha të përkrahjes emocionale, modele sjelljesh të përshtatshme apo vlera sociale të qëndrueshme, fluksi i përmendur më lart (aktet e dhunës etj.) arrin të instalojë agresivitet dhe sjellje antisociale dhe duke krijuar mendimin se bota është më e rrezikuar dhe e rrezikshme.
Fëmijët imitojnë nga dëshira e brendshme, mirëpo nuk dinë të vlerësojnë a duhen imituar të gjitha sjelljet sidomos ato të dhunshme, kështu bëjnë pjesë të tyre sjelljen violente.
Në trurin e fëmijës së vogël mbeten gjurmët e sjelljes së dhunshme nën ndikimin e televizorit apo ambienteve të pa përshtatshme e keqtrajtuese. Këto ndikime në mosha më të rritura çojnë në veprime të dhunshme.
Është provuar se fëmijët i përgjigjen rolit të modeleve violente televizive duke u bërë të dhunshëm.
Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës televizive desensibiliohen ndaj dhunës reale duke qëndruar pasiv ndaj një veprimi violent, duke lënë të përshkallëzohen violencat jashtë kontrollit.
Roli prindëror është tepër i rëndësishëm dhe që ai të luaj rolin e mirë duhet të manifestojë paketë vlerash të pandryshueshme e të qëndrueshme. Duke konfirmuar vlerat e prindit ai mbron fëmijët e vet.
Prindi duke vendosur standarde në të njëjtën kohë disiplinon fëmijën e vet me këto vlera. Afron te fëmija përkrahjen individuale të vëmendshme në varësi të nevojave fëminore. Në të njëjtën kohë me rritjen te fëmija ndodh procesi i individualizimit.
Në raport me televizorin kur fëmijët shohin mbi 20 orë në javë ndodhin nënvleftësime të vlerave, ato janë të ndryshme, të paqëndrueshme dhe kaotike. Në të vërtetë televizori jo vetëm që është një burim i varfër për fëmijët që kërkon në vetvete të modelojë veten e tij por dhe dëmton procesin e formimit të mbivetvetes duke e dëmtuar fëmijën në atë që quhet mbivete e dobët në fazën e pjekurisë ose të organizuar keq. Një e tillë rrjedhojë është shfaqja e violencës.
Nga studimet serioze është vënë re se fëmija i vitit të parë e në vazhdim ka prirje të imitojë sjelljen e prindërve, motrave, vëllezërve, të të huajve, kafshëve, makinerive etj. Më vonë ai (fëmija) që prej lindjes nga prindër të mençur apo jo, modelon dhe kushtëzon sjelljen e vetë me të tëra dimensionet njerëzore.
Imitimi nga fëmija dhe modelimi prindëror përbën situatën e zhvillimit të mbi unit.
Një fëmijë 14 muajsh imiton televizorin. Po ashtu televizori kushtëzon në mënyrë aktive sjelljen e fëmijëve duke e joshur dhe duke e shpërblyer që të shohë përsëri. Imitimi i televizorit prej fëmijës dhe modelimi i tij me anë të televizorit formon bazën e domosdoshme për formimin e mëvonshëm dhe të televizorit nga fëmijës.
Çdo prind duhet të merret me frikat e natës dhe lojërat e tjera të frikërave që aktivizohen nga televizori. Shumë ankthe të tjera krijuar nga televizori nuk arrijnë të artikulohen nga fëmija të identifikueshme nga prindërit. Fëmijës i mbetet të përballet me këtë ankth, këtë shqetësim nëpërmjet një mekanizmi që quhet identifikim me agresionin në këtë rast televizori.
Në jetën e përditshme shfaqet tepër dhunë në moshat fëminore, para-adoleshencë, dhe kjo në mosha të më vona vjen nga ekspozimi tepërt ndaj televizorit.
Për disa fëmijë dhe jo në numër të pakët vetë shkolla nuk është një vend i sigurt dhe ky vend ku fëmijët jo vetëm duhen arsimuar por dhe mbështetur bëhet vend frike dominuar prej ndjesisë së një kërcënimi të vazhdueshëm. Gjatë rritjes së fëmijës truri i tij rritet dhe organizohet dhe pjesë të tij fillojnë e kontrollojnë dhe përpunojnë funksionet primitive të trurit vetë.
Personi bëhet kështu më pak hiperaktiv, më i menduar dhe më pak impulsiv si dhe truri fillon e luan dhe funksione të tjera.
Aftësia për të qenë i dhunshëm lidhet me stresin, vuajtjen e vazhdueshme si dhe nga frenimi, neglizhimi dhe dëmtimet e trurit si për shembull prapambetje mendore apo helmimi nga alkooli. Këto e rrisin nivelin e të qenit i dhunshëm.
Aftësia për të ulur, për të moderuar impulsivitetin, agresionin dhe sjelljen violente, bëhet në varësi të moshës.
Mungesa e përvojave (gjatë foshnjërisë), pamjaftueshmërisë së përvojave motorikë shqisore, emocionale konjitive dhe sociale (edhe gjatë fëmijërisë) do të sjelli kanale të shumtë të shpërthimit të agresionit dhe dhunës.
Truri i fëmijës i ekspozuar ndaj dhunës apo traumave psikologjikë dëmton procesin normal të neurozhvillimit. Vetë trauma dëmton formësimin, intensitetin dhe natyrën e perceptimit shqisor, përjetimit emocional të ngjarjeve gjatë fëmijërisë.
Një tru në zhvillim është jashtëzakonisht i ndjeshëm (në fazën e zhvillimit) ndaj vuajtjes stresante. Kur një fëmijë ndjen percepton një kërcënim (ndaj vetës ose njeriut që kujdeset) truri i fëmijë bën mobilizim total për të përballuar traumën. Fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme.
Modelet e reagimit mund të jenë nxitshmëria ose vigjilenca ekstreme si dhe shkëputja si model 2. Shumica e fëmijëve reagojnë me kombinime të dy modeleve.
Reagimet jo të sakta dhe të dorëzuarit e fëmijës duke mos reaguar, duke u dorëzuar ndaj vuajtjes stresante, fatkeqësisht ndeshen në shumë fëmijë.
Fëmijët që përballen me kërcënime, vuajtje stresante kronike (foshnjat dhe fëmijët më të rritur) mund të aktivizojnë reagime funksionale e neurofiziologjike të tjera.
Kur flitet për reagim disociativ duhet kuptuar një lloj shqitjeje, largimi prej botës së jashtme dhe zhytjes në stimuj të botës së brendshme. Mungesa përqendrimit, shmangia, mpirja (si i akullt, dru), ëndërrimet me sy hapur, arratisja mendore, dukja e personit në ambiente të shpërfytyruara ose si shurdh-memec në dukje deri në ngrirje psikike dhe motore.
Një fëmijë i ekspozuar ndaj dhunës që përdor reagim të variantit të alarmit, dëmtimit i gjakut do të prekë sisteme të tjera neuroklinike. Fëmija do të jetë i prirur të zhvillojë shenja dhe çrregullime të lidhura me post stresin (Çrregullimi i vëmendjes së pakët dhe hiperaktiviteti shtesë dhe Çrregullimi i menaxhimit të sjelljes). Hiperaktiviteti i vazhdueshëm është i pranishëm në këta fëmijë të ç’organizuar.
Meshkujt në reagimet ndaj traumës më shumë reagojnë me “luftë” ose “largim” duke formuar agresivitet dhe shprehur sjellje të egër ose impulsivitet dhe hiperaktivitet, ndërsa femrat bëhen anksiose si dhe me gjendje humori të ulur.
Fëmijët e rritur nën dhunë të vazhdueshme janë të prirur të jenë të dhunshëm nga alarmi dhe prej dëmtimeve të rëndësishme njohëse që shoqërojnë frikën.
Një fëmijë i gjendur në gjendje fizike shqetësuese jo të madhe por të vazhdueshme si pasojë e ekspozimit ndaj dhunës truri me informacionin e marrë reagon ndryshe me atë të fëmijës që është në ambient të qartë e të sigurt. Një fëmijë i qetë qëndron me një bankë me një fëmijë në një gjendje alarmi dhe të dy dëgjojnë të njëjtin shpjegim nga mësuesi. Vëmendja dhe qëndrueshmëria ndryshojnë. Fëmija i alarmuar do të jetë më pak i efektshëm në magazinimin e informacionit ndaj verbalizimit të mësuesit.
Shprehja e fytyrës, gjestikulacionet, lëvizjet e duarve apo të tjera lëvizje si informacione jo verbale janë të interpretuara e të dukshme.
Fëmijët hiperinteligjent ndaj ambienteve të dhunshme të vazhdueshme zhvillojnë aftësi jo verbale të dukshme (rrugaçët e zgjuar). Këta keqinterpretojnë sinjalet jo verbale për shembull: kontakti me sy interpretohet si kërcënim, prekja e vogël si paraprije e joshjes apo përdhunimit.
Fëmijë të observuar, fëmijë të keqtrajtuar apo të vuajtur nga situatat stresante, që vërehen nga mësuesit, etiketohen si fëmijë të zgjuar por që nuk mësojnë dot lehtë. Këto vështirësi me atë që quhet organizim njohës, kontribuojnë në një stil më primitiv të zgjidhjes së problemeve me agresionin e përdorur si një vegël.
Pra një fëmijë i traumatizuar, me gjendje të vazhdueshme të vigjilencës qëndron në klasë por nuk mëson. Gjendja e vëmendjes së qetë arrihet rrallë.
Fëmijët me gjendje frike marrin e përthithin informacion ndryshe në raport me fëmijët e qetë. Sensi i kohës dhe të ardhmes dëmtohet dhe kështu fëmija i traumatizuar, i kërcënuar nuk mendon dot për kohët që vijnë.
Në këtë kontekst sjellja agresive dhe reflektimet mbi sjelljen janë të pamenduara në gjendjen e alarmit. Shikimi në sy dhe ndonjë sjellje tjetër e pa kujdesshme, adoleshenti i rritur në ambiente të dhunshme do të niste një betejë deri në nxjerrje të një arme.
Problemet e trajtimit lidhur me dhunën janë të shumta dhe komplekse dhe kanë ndikimin e tyre në shoqëri. Injorimi i ligjeve biologjike dhe pasojave të pashmangshme të neurozhvillimit që vijnë nga situatat stresante janë me pasoja./Shendeti.com.al


