Deputetja Bregu ngre shëndetësinë në këmbë… për një grerëz!

Ilir Beqaj_Majlinda Bregu

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+

Duket se një grerëz nuk është treguar aspak miqësore me deputeten Majlinda Bregu. Kjo e fundit është paraqitur dje në ambientet e Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në Tiranë për të bërë një ultrakorten për shkak të pickimit nga ky insekt.

Mësohet se deputetja Bregu ka shkuar me “mik” në këtë Poliklinikë, duke shkelur sistemin e referimit. Mirëpo, pavarësisht dëshirës së mirë për t’i shërbyer, Bregu ka hasur në një incident të pakëndshëm. Nuk ka pasur ultraktorten.

Një mungesë e tillë i është dukur skandaloze deputetes, e cila mësohet se është ankuar deri tek ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka reaguar menjëherë.

E kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, drejtuesja e kësaj Poliklinike, Valdete Malaj shprehet se ultrakorten ka pasur por nuk ka qenë i ekspozuar.

“Ultrakorteni ka qenë në Poliklinikë. Madje ne e kemi të shpërndarë në të gjitha shërbimet, te alergologjia, urgjenca, infektivi. Në momentin kur deputetja është paraqitur, nuk ka pasur ultrakorten të ekspozuar sepse sa i është injektuar një pacienti tjetër. Por ka pasur në çantën e urgjencës. Shërbimi i është dhënë me shumë korrektesë. Dhe vetë deputetja është larguar shumë e kënaqur” është shprehur Malaj për “Shëndet+”.

Mungesa të tilla si ultrakorteni, sigurisht që janë të pajustifikueshme. Mirëpo, reagimi dhe shqetësimi i ministrit të Shëndetësisë duhet të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët.

Nëse shteti do të shqetësohej për jetën e qindra fëmijëve të prekur nga kanceri njësoj si për shëndetin e deputetes së pickuar nga grerëza, shëndetësia do të kishte tjetër fytyrë. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj