Deputetja Vokshi denocon një tjetër rast të rëndë: QSUT dy orë pa drita, humbën jetën 4 pacientë të intubuar

Deputetja e PD-së Albana Vokshi Vokshi ka denoncuar një tjetër rast të rëndë në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë. Sipas informacioneve, që Voksht i kanë ardhur, pak ditë më parë në QSUT për më shumë se dy orë kanë ikur dritat dhe nuk ka funksionuar asgjë, duke bërë që katër pacientë që ishin në intubim të ndërrojnë  jetë.

Ajo ka kërkuar që sqarime në lidhje me këtë të japë ministrja dhe drejtoresha e QSUT.

“Para se të vija në komision, më është dërguar një informacion nga një qytetar. Për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur  të premten në të gdhirë në QSUT.

Sipas këtij  informacioni dhe është informacion i brendshëm, nga në punonjës që punon aty, duke gdhirë e premtja në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë.

Sipas tij ka pasur katër të sëmurë rëndë që kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe pasi kanë qenë te intubuar.

Për dy orë nuk ka funksionuar asgjë, as Backup, apo mënyra të tjera që duhet të ketë një qendër e rëndësishme shëndetësore.

Nëse ky informacion është i vërtetë, do të ishte një skandal shumë i madh.

Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët”– tha Vokshi

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis