Dërgohen në karantinën e Durrësit personat e parë/ Sa analiza për koronavirusin mund të bëhen në ditë?

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ka njoftuar gjatë një deklaratë për mediat se janë nisur drejt karantinës së Durrësit personat e parë.

Bino bën me dije se personat të cilët kanë pasur kontakte me dy të infektuarit, babë e bir, do të qëndrojnë në karantinën e Durrësit, por nuk ka dhënë shifra duke pohuar se do të ketë njoftime në vijim.

Ajo ka theksuar se personat që janë në karantinë, nuk janë të sëmurë por mbahen për sigurinë e tyre dhe komunitetit.

“Karantina është e gatshme me personelin e vet, natyrisht personat po  transportohen drejt karantinës së Durrësit, sipas rastit dhe nevojës….  I kemi numrat por aktualisht jemi në proces, janë edhe 24 persona të tjerë që po u merren mostrat dhe çdo gjë po bëhet brenda 24 orëve të para”, tha Bino.

E pyetur se sa analiza për koronavirusin mund të bëhen në një ditë në  laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, Bino u përgjigj se bëhen 200 analiza, por nëse shtohen kapacitete ky numër mund të shkojë deri në 500 analiza.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak