Dermatologia Violeta Dajçi: Ndotja e ajrit, shkaktar kryesor për problemet e lëkurës

Lëkura është organi i parë që bie në kontakt me ajrin dhe “teston” cilësitë e tij. Zhvillimi urban me të gjithë zërat e tij, ka rritur ndjeshëm sëmundshmërinë në dermatologji. Irritimet, alergjitë, infeksionet bakteriale, infeksionet mykotike, përkeqësimi i akneve në adoleshentët, janë në përqindje e shtuar falë faktorit ajër i ndotur nga  gazrat dhe grimcat në ajër mbi normat e lejuara.

Edhe patologjitë kronike dermatologjike si ekzema, psoriazisi, patologjitë autoimune etj, përkeqësohen sidomos në pjesët e zbuluara. Ky konstatim e bën evident dëmtimin në lëkurë të ngarkesës së ajrit.

Një kostatim tjetër i thjeshtë në praktikën e përditshme me pacientë nga e gjithë Shqipëria, është numri më i vogël i sëmundshmërisë në zonat rurale, në ato më me pak popullsi ose zhvillim më të ulët industrial.

Si në rinimin, edhe në plakjen e lëkurës, ndikon fuqishëm cilësia e ajrit. Ajri i pastër dhe i pasur me oksigjen, është rini e përjetshme për qelizat dhe organizmin e njeriut. Ozoni dhe sasia e shtuar e tij, si në rastin e Tiranës, të paktën, ka fuqi oksiduese në proceset fiziologjike jetësore të qelizave në lëkurë. E thënë më thjesht, ozoni ka veprim plakës dhe shkatërrues  mbi lëkurë. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë në plakjen e saj veprojnë dhe grimcat që gjenden në ajrin e ndotur. Ato bllokojnë poret dhe pengojnë në mënyrë mekanike ushqyerjen dhe jashtëqitjet e proceseve fiziologjike shkëmbyese të saj.

E vetmja mënyrë për t’iu ruajtur ndotjes dhe pasojave të saj në lëkurë, është larja me ujë të rrjedhshëm, përdorimi i kremrave mjekues dhe mbrojtës dhe, mbi të gjitha, kontributi në uljen e kësaj ndotjeje./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet