Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Në një intervistë të fundit me Olivia Munn, aktorja Anna Faris diskutoi efektet që le pas lindja për të cilat ne nuk flasim shpesh.
Pasi Munn e pyeti lidhur me vaginën e saj, sa kishte ndryshuar pas këtij procesi, ajo me sarkazëm u përgjigj: “Sigurisht muskujt më janë forcuar më shumë”
Megjithatë, Faris shtoi se, gjërat sigurisht do të kthehen në normalitet, për këtë do të nevojiten rreth gjashtë javë.
Sipas ekspertëve të shëndetit të grave, gjashtë javë është një pikë referimi e mirë, sepse kjo është dhe periudha kur mjekët zakonisht japin dritën e gjelbër për të rifilluar marrëdhëniet seksuale. Por, ajo pohon se gjithçka varet nga gruaja dhe situata. Çfarë është pothuajse e sigurt, megjithatë, është se gjërat do të kthehen në normalitet.
Kjo patjetër ndryshon bazuar në një numër faktorësh, duke përfshirë ato gjenetikë, numrin e lindjeve që e keni pasur, madhësia e fëmijës, nëse ju keni bërë ushtrime të legenit, tha ajo . “Por trupat tanë, domethënë vaginat tona, janë të projektuara të rikthehen në gjëndjen normale pas lindjes, pasi indet janë elastike.
Burimi:http://www.glamour.com/https://shendeti.com.al


