Detaje të rënda nga vdekja e foshnjës në Pogradec: mjekët e konsideruan të vdekur se nuk qau kur lindi

“BalkanWeb” zbardh detaje rrënqethëse mbi ngjarjen e rëndë, teksa thekson se foshnja ka lindur 24-javëshe në Maternitetin e Pogradecit, ndërsa në kartelë është shënuar si abort. Burime bëjnë me dije se ditën e lindjes foshnja nuk ka qarë, ndaj dhe stafi mjekësor i Pogradecit e ka konsideruar të vdekur, duke e vendosur në një kuti.

Kanë qenë familjarët e të porsalindurit, ata që kanë insistuar të shohin foshnjën e tyre dhe kur kanë hyrë te dhoma ku mbahej foshnja, e kanë dëgjuar të qajë.

Pas procedurave, foshnja është dërguar në Tiranë, por edhe pas shërbimit mjekësor, nuk ka mundur të jetojë. Siç shkruan “BalkanWeb”, babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen, duke pohuar se foshnja u gjet në një kuti.

Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarim të mjekes G. Shyta, e cila ka pranuar që ka qenë abort, e më pas ka ndodhur një “mrekulli”. Ndërkohë që ditën e djeshme është dërguar dosja në Prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet