Detergjentët po helmojnë fëmijët tanë

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Detergjentët për larjen e rrobave po helmojnë fëmijët në një normë të frikshme, paralajmëron një studim i ri.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se si pasojë e detergjenteve në formë kapsulash janë shkaktuar helmime të fëmijëve të moshës parashkollorë dhe raste të djegieve të syve nga përbërësit kimikë.

Këta detergjentë dolën në treg për herë të parë në vitin 2012, dhe  kanë filluar të përdoren gjerësisht nga zonjat e shtëpisë pasi janë më të përshtatshme për larjen e rrobave.

Por, shkencëtarët thonë se këto produkte, që duken si karamele në pamje të parë, janë bërë shkak për helmimin e shumë fëmijëve dhe djegien e syve duke luajtur me to.

Gjatë studimit, të kryer nga Shkolla Johns Hopkins Bloomberg e Shëndetit Publik, u analizuan të dhënat e marra nga Sistemi Elektroni Kombëtar i Mbikëqyrjes për Plagosje, mes viteve 2010-2015, për dëmtimin e syve si pasojë e djegies nga substancat kimike ose konjuktivët tek fëmijët 3-4 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreth 1200 fëmijë të moshës parashkollore kishin pësuar djegie të syve si pasojë e detergjentëve në formë kapsulash.

Nga 12 raste të djegieve të syve nga detergjentët në vitin 2012, numri është rritur 30 herë më shumë, duke shkruar në 480 raste në vitin 2015.

Përveç djegies së syve, ka pasur edhe shumë raste të helmimeve të fëmijëve, duke qenë se kapsulat kanë formën e një karameleje dhe fëmijët i kanë ngrënë.

Kapsulat përmbajnë detergjentë për larjen e rrobave, zbutës dhe përbërës të tjerë të sapunëve të lëngshëm, të cilat janë të përziera të gjitha bashkë brenda një qese plastike të tretshme.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin