Dhimbje të shpeshta muskujsh, enjtje, ankth i vazhdueshëm etj … Ja çfarë problemi tregojnë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Tiroidet, të vendosura në qafë, janë një gjendër vitale e trupit. Ato janë përgjegjëse për funksione të ndryshme në trup, prodhojnë hormone që rregullojnë metabolizmin, kështu që mosbalancimi i këtyre hormoneve ndikon rëndë në ekuilibrin natyror të trupit.

Shpesh mosfunksionimi i gjendrës tiroide është i vështirë për t’u diagnostikuar nga simptomat sepse ato janë të ngjashme me kushte të tjera shëndetësore.

Ja disa nga simptomat kryesore dhe më të shpeshta që tregojnë për probleme me tiroiden:

  • tiroideDhimbje të shpeshta në muskuj dhe nyje
  • Fryrje dhe ënjtje
  • Ndjesi ankthi dhe shqetësimi të vazhdueshëm: prodhimi i tepërt i hormoneve tiroide çon në përshpejtim të metabolizmit dhe kjo ju bën më të paqëndrueshëm emocionalisht.
  • Ndryshime të shpeshta në peshë: hipotiroizmi mund të çojë në shtim të pakuptueshëm në peshë, ndërsa hipertiroizmi mund të çojë në humbje të shpejtë në peshë.
  • Mensturacione të parregullta
  • Lodhje të vazhdueshme dhe marramendje
  • Reagim i parregullt në temperaturën e jashtme: në rastet e hipertiroizmit, njerëzit ndjejnë një ngrohtësi anormale, ndërsa hipodiroizmi bën që të keni ftohtë.
  • Rënia e flokëve, zbehje të fytyrës.

Burimi: Healthy and Natural Ëorld

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim