Nga Blerina Bombaj:
Dhjami që vendoset rreth barkut lidhet me inflamacion në organizëm. Rrit tensionin dhe kolesterolin.
Vendosja e dhjamit në bark fillon që në moshën 30 vjeç kur Hormoni i Rritjes fillon të bjerë dhe theksohet shumë për femrat kur arrijnë menopauzën. Ajo që mund të bëjmë për ta parandaluar:
-evitoni sheqerin e bardhë në pije dhe ëmbëlsira
-rrisni konsumin e zarzavateve jeshile, fasuleve dhe frutave
-zëvendësoni yndyrnat me burime cilësore, si: vaj ulliri, avokado, vaj lini, fara, arra dhe bulmet vetëm nga kafshë të rritura në gjelbërim
-bëni minimalisht 20 minuta aktivitet për muskuj
-merrni rreze dielli çdo ditë
-flini gjumë në orët e përshtatshme


