Ndërsa nuk mund të ndiheni të shqetësuar në lidhje me të paturit mjaftueshëm gjak për t’ju funksionuar trupi normalisht, shumë të tjerë nuk janë aq me fat. Sipas studimeve të bëra në SHBA, çdo 2 sekonda me shumë se 41.000 njerëz kanë nevojë për gjak. Nëse dhuroni gjak, do të ndihmoni njerëzit që kanë nevojë dhe njëkohësisht veten tuaj. Ja disa arsye pse dhurimi i gjakut gjallëron oranizmin:
Gjaku do të të rrjedhë më mirë: sipas studimeve është rezultuar se rreth 88% e dhuruesve të gjakut kanë pasur përfitime të mëdha shëndetësore, duke përfshirë këtu reduktim të dukshëm të rrezikut për sëmundjet e zemrës. Gjaku ka viskozitet të lartë dhe mund të zëvendësohet normalisht nëse nuk keni probleme shëndetësore. Kështu, nëse dhuroni gjak, ai nuk do t’ju “pakësohet” por do të ripërtërihet dhe do të rrjedhë më mirë në vena.
Do të përfitoni kontrollin e përgjithshëm: para se të jepni gjak, do t’u nënshtroheni disa analizave të shpejta për matjen e temperaturës, pulsit, tensionin e gjakut dhe nivelin e hemoglobinës. Testet e gjakut nuk janë arsye për t’u shqetësuar apo për të shkuar tek mjeku, por do t’ju japin qetësi. Në rastet kur testet ju dalin pozitive, atëherë nuk mund të dhuroni gjak dhe duhet të konsultoheni me mjekun.
Niveli i hekurit do të qëndrojë i balancuar: të rriturit e shëndetshëm kanë rreth 5 gram hekur në trup, kryesisht në qelizat e kuqe të gjakut dhe në palcën kurrizore. Kur dhuroni gjak humbisni rreth një të kartën e 1 gram hekur, sasi kjo shumë e vogël që mund të zëvendësohet me ushqime.
Do të jetoni më gjatë: fakti që po bëni mirë për një njeri në nevojë do t’ju rrisë pozitivitetin brenda vetes suaj. Një studim psikologjik ka konstatuar se dhuruesit e gjakut kanë nivele të larta vetëbesimi dhe kënaqësie për aktin human që kryejnë. Dhe një jetë e mbushur me pozitivitet dhe kënaqësi ju bën që të jetoni më gjatë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
