Kryefaqja Shendeti a-z D Diabeti i shtatzënisë, faktorët e rrezikut

Diabeti i shtatzënisë, faktorët e rrezikut

0
Shpërndaje

Entela Bitri

Departamenti Promocionit Shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë

Diabeti gestacional (DG) është ndërlikim i shtatzënisë, i cili ka tendencë që të jetë më prevalent te nënat obeze dhe ato me moshë më të madhe. Diabeti në shtatzëni është i përkohshëm, zakonisht mbas lindjes nivelet e sheqerit në gjak kthehen në normë, por ka një risk më të shtuar për të përsëritur diabetin gestacional në shtatzënitë pasardhëse ose diabetin mellitus më tej gjatë jetës. Prezenca e diabetit në shtatzëni jo vetëm që e rrit riskun për ndërlikime amtare, si gjakderdhjet postpartale për shkak të fetusit makrosom dhe fetale gjatë shtatzënisë, por rrit ndjeshëm gjithashtu riskun për shfaqjen e diabetit mellitus të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare pas lindjes. Faktorët e rrezikut përfshijnë diagnoza e mëparshme për diabet, mosha e madhe e nënës (>35 vjeç), histori familjare për diabet tip 2, mbipesha dhe obeziteti, lindje të mëparshme me peshë të madhe të fëmijës (>4000gr), histori për diabet gestacional në shtatzënitë e mëparshme, duhanpirja, sindromi i ovarit polikistik. Simptomat mund të variojnë nga probleme me shikimin dhe ethe, e deri në urinimin e shpeshtë, nauze, të vjella dhe humbje në peshë pavarësisht oreksit të rritur. Diagnoza vendoset nëpërmjet matjes së nivelit të glukozës esëll, 1 dhe 2 orë pas buke, matje e cila duhet të bëhet shpejt tek gratë me rrezik të lartë. Sot ekzistojnë njohuri dhe mjete për të trajtuar si duhet diabetin pregestacional dhe atë gestacional. Niveli i rritur i sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë, në shumicën e rasteve kthehet në normal pas lindjes. Pas lindjes nënat duhet të ndiqen për shenjat e diabetit, pasi në shumicën e grave që kanë pasur diabet gestacional, diabeti do të shfaqet 5-10 vjet pas lindjes.

Faktorët e riskut për Diabetin në shtatzëni ose Diabet Mellitus në shtatzëni janë:

Diagnoza paraprake me Diabet në shtatzëni ose paradiabet, dëmtim tolerancës ndaj glukozës, ose rritje të glicemisë esëll.

Histori familjare për të afërm me diabet tip 2.

Mosha e madhe e gruas shtatzënë (rreziku për diabet gestacional rritet veçanërisht për gratë mbi 35 vjeç).

Përkatësia etnike (gratë me faktor rreziku të lartë përfshijnë afrikano-amerikanet, afro-karibeanet, amerikanet etnike, hispaniket dhe gratë me origjinë nga Azia Jugore).

Të qenit mbipeshë ose obeziteti rrisin rrezikun për diabet disa herë.

Shtatzëni paraprake që ka rezultuar me lindjen e një fëmije me peshë të madhe (>90th për qind, ose >4000g).

Histori obstetrikale paraprake për diabet gestacional.

Gra që pinë duhan.

Statistikat tregojnë rrezik të dyfishtë për Diabetin në Shtatzëni në duhanpirëset.

Gratë me Sindromin e Ovarit Polikistik, kanë gjithashtu risk të lartë për diabet gestacional.

Çdo definicion i Diabetit Mellitus në Shtatzëni (DMSH) duhet të përfshijë tri elemente rreziku:

  1. sëmundshmërinë perinatale ose vdekjen fetale in utero në shtatzëninë aktuale,
  2. zhvillimin e diabetit tip 2 tek nëna
  3. situatën e zhvillimit të fetusit në mitër, me pasoja në shfaqjen çrregullimeve më vonë gjatë jetës .

Ndër faktorët e mundshëm rastësor për zhvillimin e sëmundjes janë dhe administrimi farmakologjik i alfa-hidroksiprogesteron kaproatit (17P). Ky preparat përdoret gjatë shtatzënisë për profilaksinë e lindjes premature, dhe rezulton të jetë i lidhur me rritjen e rrezikut për zhvillimin e Diabetit Mellitus në Shtatzëni (DMSH). Për këtë arsye, skriningu i hershëm për DMSH-në është i këshillueshëm për gratë që marrin terapi me 17P për profilaksi.

Studime të tjera tregojnë se obeziteti dhe diabeti para shtatzënisë, janë të lidhura me rritjen e rrezikut të lindjes së fëmijëve me peshë të madhe (të shoqëruara me ndërlikimet përkatëse). Gratë shtatzëna mbipeshë ose obeze kanë një prevalencë më të lartë për diabet gjatë shtatëzënësisë, krahasuar me gratë me peshë normale ( 46.7% kundër 4.1 % ). Mbipesha trupore e nënave nga ana tjetër, shton riskun për lindje të fëmijëve i madh për moshën e shtatzënisë (IMMSH) (11). Diabeti Mellitus në shtatzëni, është gjetur se ka lidhje me rregullimin e poshtëm (doën-regulation) të adiponektinave dhe citokinave si dhe me rregullimin e sipërm (up-regulation) të leptinave dhe citokinave inflamatore.

Mendohet se makrosomia është e ndërlidhur me rregullimin e sipërm të citokineve T-ndihmëse1 dhe rregullimin e poshtëm të agjentëve në lidhje me obezitetin (Interleukinat IL-6 dhe Faktorin e Nekrozës Tumorale FNT-alfa, leptinat dhe adiponektinat).

Foshnjat e lindura nga nënat e prekura me diabet në shtatzëni, paraqesin një rrezik të lartë për problemet të nivelit të ulët ose të lartë të sheqerit ne gjak si dhe ikterin neonatal. Edhe pse Diabeti në shtatzëni, konsiderohet të jetë gjendje e trajtueshme dhe gratë me kontrolle adekuate të nivelit të glukozës, mund që efektivisht të ulin rreziqet per vehte dhe për fëmijën e tyre, përsëri ato janë një kontigjent me rrezik të lartë për të zhvilluar diabet mellitus të tipit 2 ose më rrallë, diabet të fshehur autoimmun ose tip1 pas shtatzënisë. Pasardhësi i tyre është i prirur për zhvillim obeziteti në fëmijëri, dhe diabet tip 2, më vonë gjatë jetës. Shumica e pacientëve trajtohen vetëm me modifikime dietektike dhe ushtrime të moderuara, por disa marrin preparate antidiabetike, përfshirë edhe insulinën

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here