Diabeti: “sinjale” nga aparati tretës

Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura në botën perëndimore. Numri i personave të prekur rritet çdo ditë, duke u shndwrruar në një epidemi. Karakteristikë e kësaj sëmundjeje është rritja e përqendrimit të glukozit në gjak, që me kalimin e kohës, rrit riskun për infarkte të zemrës, infarkt të trurit, diabetik 111verbëri dhe dëmtim të nervace, veshkave dhe syve.

Aktualisht personat që vuajnë nga diabeti monitojnë në mënyrë kostante nivelin e glukozit dhe ulja e tij arrihet me anë të dietës, aktivitetit fizik dhe injektimit të insulinës. E gjithë kjo kërkon një impenjim konstant nga pacientët dhe shoqërohet me një sërë kufizimesh në stilin e jetës. Për këtë arsye shumë laboratorë në botë, janë në kërkim të metodave alternative për të kontrolluar sasinë e glukozit që qarkullon në gjak.

Në këtë drejtim, zbulimi i ekipit të shkencëtarëve të drejtuar nga Tony Lam i “Toronto General Hospital Research Institute”, në Kanada, ka hapur prespektiva të reja. Studiuesit, në një sërë eksperimentesh të kryera te brejtësit, kanë zbuluar se tretja e ushqimeve me yndyrna, aktivizon në nivel të aparatit tretës, disa nyje nervore që trasmetojnë mesazhe në tru.

Ky i fundit, reagon duke dërguar sinjale mëlçisë, e cila ul prodhimin e sheqernave, dhe në këtë mënyrë dhe atyre që qarkullojnë në gjak. I gjithë ky proces zgjat 15 minuta. Ndërlidhja e nervave mes aparatit tretës dhe trurit, ose nga truri në mëlçi, bllokon mekanizmin virtuoz, ekzaktësisht ashtu sic ndodh kur brejtësit ushqehen për tre ditë rresht me ushqime me nivel të lartë lipidesh (yndyrnash).

Sipas Lam “zbulimi i këtij mekanizmi, mund të çojë në krijimin e një linje medikamentesh të reja që, duke vepruar në aparatin tretës, mund të ndikojnë në uljen e nivelit të glukozit në mënyrë më efikase dhe më pak invazive, nga ato që ekzistojnë sot në treg”.

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Mjekëve u kërkohet të rimendojnë ilaçet për diabetin: 40% e pacientëve rrezikojnë shëndetin e tyre
Stop përdorimit të alkoolit për diabetikët
Depresioni dhe dhimbjet, rrethi vicioz që ndërpret hovin e jetës
Studimi: Kjo dietë përmirëson depresionin pas vetëm tre javësh
Pilulat kontraceptive rrisin rrezikun e depresionit