Pilulat kontraceptive rrisin rrezikun e depresionit

Depresioni është një sëmundje e zakonshme mendore që kufizon rëndë cilësinë e jetës së të prekurve. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi se marrja e pilulave mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e sëmundjes.

Depresioni i shkaktuar nga pilula?

Pilula kontraceptive mund të ketë efekte të shumta anësore, si dhimbje koke, gjakderdhje, humbje të dëshirës seksuale, por edhe luhatje të humorit. Kjo e fundit me sa duket mund të përkeqsohet dhe të shkoj deri në depresion si rezultat i pilulës – siç tregoi një studim që u botua në revistën “Epidemiology and Psychiatric Sciences”në qershor 2023.

Studiuesit e përfshirë kanë analizuar të dhënat nga mbi 264.000 gra britanike. Nga këto gra, rreth 80% kishin marrë pilula kontraceptive në një moment të jetës së tyre. U zbulua se rreziku i depresionit u rrit ndjeshëm, veçanërisht në dy vitet e para të marrjes së pilulës (me 130% krahasuar me gratë që nuk kishin marrë kurrë kontraceptivë oralë). Shkencëtarët e shpjeguan këtë duke thënë se rritja e luhatjeve hormonale mund të ndodhë kur filloni të përdorni pilulën, që do të thotë se efekti i saj në psikikë është veçanërisht i theksuar.

 Rreziku i depresionit nga pilula është i nënvlerësuar

Studiuesit dyshojnë se rreziku i zhvillimit të depresionit nga marrja e kontraceptivëve hormonalë mund të jetë edhe më i madh se sa tregojnë rezultatet e studimit.

Shumë studime shkencore tregojnë efektet anësore të ndryshme të kontraceptivëve hormonalë. Mësoni për alternativat, veçanërisht nëse tashmë keni simptoma që mund të lidhen me kontraceptivin në fjalë.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.zentrum-der-gesundheit.de/news/medizin/allgemein-medizin/pille-depressionen

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç