Diabulimia: Çrregullimi i fshehur i të ngrënit që po vret gratë me diabet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Disa gra të sëmura me diabet po rrezikojnë të mbeten të verbra, të hyjnë në koma diabetike, madje rrezikojnë edhe të vdesin nga shmangia e injektimeve të insulinës me qëllimin për të rënë në peshë.diabet

Diabulimia është termi që përdoret kur dikush me diabet të tipit 1 heq dorë nga insulina për të mos shtuar në peshë. Në këto raste shfaqen çrregullime të ndryshme në të ngrënë, me pasoja të shumta.  Diabulimia i rrezikon pacientët nga një sëmundje e rëndë e diabetit, që është fatale nëse lihet pa trajtuar. Ajo shkakton edhe ndërlikime të tjera në shëndet, si humbje shikimi, gjymtyrësh etj.

Duke qenë se diabulimia nuk klasifikohet si çrregullim mendor, gratë që vuajnë nga ajo nuk mund të kërkojnë për ndihmë mjekësore.

“Kur injektoja insulinë, më dukej sikur po injektoja yndyra”, tregon një grua.

Ajo tregon për revistën Broadly se injektonte insulinë sa për të mbijetuar, pasi donte të binte në peshë. Me kalimin e kohës kishte filluar të shfaqte probleme shëndetësore dhe tani po merr një trajtim të veçantë për sëmundjen.

Diabeti i tipit 1 shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë, një hormon i cili i shërben trupit që të shndërrojë glukozën në energji.

Thuhet se mbi 40% e femrave të moshës 15-30 vjeç që vuajnë nga diabeti i tipit 1 nuk marrin mjaftueshëm insulinë.

Ndryshe nga diabeti i tipit 2 që zhvillohet në moshë më të madhe dhe lidhet me obezitetin dhe kequshqyerjen, diabeti i tipit 1 nuk ka ndonjë shkaktar të njohur dhe nuk mund të kurohet.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo