Diarrea, një simptomë e vetme, pafundësi shkaqesh

Pier Gildo Bianchi

Diarrea (kush nuk e di?) karakterizohet nga dalja jashtë e shpejtë, nganjëherë e dhunshme – domethënë që s’mbahet dot – dhe shpesh e dhimbshme feçesh tepër të lëngshme. Ajo i detyrohet një rritjeje të tepërt të lëvizjeve normale të zorrëve dhe një hipersekrecioni (ose një riabsorbimi difektoz) i pjesës ujore të feçeve: gjithë kjo mund të vijë nga shqetësime të brendshme të aparatit tretës ose nga modifikime të përmbajtjes së tij (prani e parazitëve, e mikrobeve, e substancave toksike edhe me natyrë medikamentoze), ose edhe nga stimuj të tipit endokrin ose dhe thjesht emotiv. Ai që e njeh veten mirë shpesh e përcakton origjinën e krizës së diarresë dhe shpesh e parandalon atë. Të tjerë kanë nevojë për ndihmën e mjekut që të bashkëpunojë dhe me eksperiencën e tij t’i sqarojë për këtë simptomë patalogjike kaq të komplikuar dhe të pabesë. Ja disa shembuj të zakonshëm:

kapslleku rende1) Diarretë emotive

Verifikohen më lehtë në personat fizikisht të shëndoshë, por me sistem nervor pak të dobët. Gjatë bombardimeve luftarake, kur ka katastrofa kolektive ose – në raste më pak dramatike – kur kemi ndonjë provim për të marrë patentën, kur presim të na thërrasë eprori, kur presim përfundimin e një gare sportive apo të zgjedhjeve, shumë persona reagojnë me një shqetësim zorrësh; këto të fundit veprojnë si rrufepritës ku shkarkohet gjithë tensioni nervor; psikologët flasin në këtë rast për “heqje qafe” nga pacienti i situatave të këqija për të; kemi të bëjmë, shkurt me një simbolizëm ku të dalat jashtë identifikohen me të keqen që duam të shmangim.

2) Diarretë toksike

Ajo që duhet eliminuar nuk është vetëm një situatë e keqe, që identifikohet simbolikisht me përmbajtjen e zorrëve; mund të jetë vërtet diçka e huaj për organizmin, diçka toksike e dëmshme. Ky është rasti i ushqimeve të dëmshme, që në fillim të tilla, se nuk tolerohen nga pacienti për motive alergjike, ose që janë bërë të tilla se janë prishur (p.sh. për shkak të nxehtësisë). Intoleranca për disa ushqime mund të lidhet me konservantë, ngjyrosës, me përbërës të futur në mënyrë abuzive (falsifikime etj.). Në raste të tjera nuk bëhet fjalë për ushqime ose pije në kuptimin e ngushtë, por edhe për medikamente që nuk tolerohen: antireumatikë, antifebrilë, kundër dhembjeve etj. Në të gjitha këto raste duhet mbajtur mend mirë gjithçka që bën keq dhe duhet evituar me rigorozitet.

diarrea3) Diarretë infektive

Të gjithë llojet e parazitëve të zorrëve mund të shkaktojnë diarre. Të tillë janë krimbat e mëdhenj (si teniat, askaridet, oksiuret); protozoarët (si amebat, lambiet, tripanozomat); janë bacilet si ai i tifos dhe i dizanterisë dhe deri disa viruse tepër të vegjël të llojit psiktakozë. Ndërmjet mikrobeve që janë përgjegjës për shqetësime diarreike të zorrëve, si në të mëdhenj, ashtu dhe në të vegjël, kohët e fundit janë vlerësuar “salmonelat” që shkaktojnë një infeksion – salmonelozën – që dikur njihej dhe katalogohej si “ethe tifoide” ose paratifo.

Medikamentet kimike dhe antibiotikët kanë zgjidhur problemin e pjesës më të madhe të këtyre diarreve infektive-parazitare dhe vetëm pak forma mund t’u mbijetojnë; ndër këto përmendim kolitin e rëndë ulcero-hemoragjik që kontrollohet me salacopirinë, kortizone, kromolikat disodiumi, por që është shumë e vështirë ta kurosh dhe të shërohesh prej tij; në këto raste kryhen ndërhyrjet kirurgjikale përkatëse.

4) Diarretë hepatike

Këto për rëndësinë që kanë dhe për shpeshtësinë përbëjnë një kapitull në vete. Shoqërojnë format më të rënda të insuficencës hepatike (si cirroza hepatike) duke përfshirë shpesh dhe pankreasin, por jo rrallë ndodhin bashkë me disfunksione të rrugëve biliare, dmth me atë bashkësi kanalesh të vogla që çojnë vrerin nga mëlçia dhe nga tëmthi (organi ku grumbullohet) në zorrë.

Vreri ushtron një veprim të rëndësishëm rregullues për zorrët: disa forma të kapsllëkut i dedikohen pikërisht mungesës së vrerit, e lëngët dhe ngacmuese, që lëshohet në mënyrë të çrregullt dhe derdhet në masë në zorrë mund të provokojë diarre me feçe të lëngshme, të tejdukshme, me shkumë që lidhen me një gjendje hemorroide.

3d girl pissing5) Diarretë endokrine

Çrregullime të funsioneve të gjendrave (tiroide, surrenale, ovarike) mund të kushtëzojnë gjendje diarreike të vazhdueshme që kontrollohen me vështirësi me kurat e zakonshme; gjendja shpesh komplikohet nga gjendje inflamatore të organeve të afërta me zorrën e trashë, si prostati tek burri dhe uterusi tek gruaja; në këto raste mund të konstatohet një vuajtje e “fundit të barkut”, në të cilën është shumë e vështirë të orientohesh pa analiza të sakta që të përcaktojnë organin përgjegjës; diarrea është gjithmonë e pranishme dhe, nëse zgjat pa ndonjë arsye tjetër, duhet interpretuar si simptomë alarmi që kërkon thellim diagnostikimi dhe kura serioze e radikale.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit