Diarrea (ose barku i verës), mjekimi i saj me bimë

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Është një sëmundje e shpeshtë e fëmijëve, sidomos atyre të moshave të gjirit, që takohet më shumë në stinën e verë. Nga sëmundjet preken më shumë fëmijët që janë me ushqim artificial sesa ata që janë me qumështin e gjirit. shkaktarët e sëmundjes janë mikrobet e ndryshme, më i shpeshtë është bakterium kolë, por mund të shkaktojë edhe streptokoku, stafilokoku dhe shumë mikrobe të tjera. Infektimi i fëmijëve bëhet me anë të futjes diarrea djalisë mikrobeve nga goja, me qumështin e ndotur nga duart e infektuara gjatë mjeljes, si dhe nga ushqime të infektuara, si frutat dhe perimet e palara.

-Merrni 300 gr lëvore shegë të thara e të grimcuara. Hidhen në 1 litër ujë dhe zihen derisa të mbetet gjysma e lëngut. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet. Kullohet dhe pihet 1 filxhan 2 herë në ditë.

-Përzihet gjysmë lugë kafeje me limontos dhe kafe të bluar dhe hahet e gjitha që në shenjat e para të diarresë. Kjo vlen për moshat e rritura.

-Merrni një grusht me gjethe ftoi dhe i zieni me 1 litër ujë për gjysmë ore. Pas zierjes i kulloni dhe në atë lëng hidhni 1 filxhan kafeje me uthull trëndafili. Nga ky ilaç i jepni të sëmurit 1 filxhan çdo orë. Po nga ky lëng i bëni kompresa të ngrohta në kërthizë.

-Merrni një dorë lëvore nga degët e reja të hithrës. I përvëloni, i thërmoni e i zieni në 1 litër ujë. Pastaj i kulloni. Nga ky ilaç i jepni të sëmurit 3 filxhana në ditë para buke.

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë