Shkaqet e diarresë janë të ndryshme. Diarreja mund të shkaktohet nga një “grip stomaku” ose nga një ushqim i caktuar që keni ngrënë. Për shkak se disa ushqime mund të përkeqësojnë simptomat, duhet ta keni të qartë se çfarë nuk duhet të konsumoni. Shmangni këto ushqime për lehtësimin e diaresë:
Ushqimet e skuqura dhe ato të yndyrshme- Qumështin, gjalpin, akulloren dhe djathin
- Pijet alkoolike dhe me kafeinë. Kur keni diarre, duhet të shmangni ushqimet që stimulojnë humbjen e lëngjeve. Alkooli dhe kafeina mund të veprojnë si diuretikë, kjo do të thotë që ato ju dehidratojnë, ndaj duhet të shmangen.
- Ëmbëlsuesit artificialë, karamelet, çamçakëzat, si dhe zëvendësuesit e tjerë të sheqerit
- Ushqimet që shkaktojnë gazra të tepërta. Është e rëndësishme që të hani sasi të shumta frutash dhe perimesh çdo ditë. Por, kur jeni me diarre, duhet të shmangni perimet, si: lakra, lulelakra, brokoli, fasulja etj.
- Ushqimet që kanë ndenjur në frigorifer për një kohë të gjatë apo ushqimet e ruajtura në mënyrë të papërshtatshme.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


