Dibër/ Helmohen gjimnazistët, dy nxënës nisen me helikopter drejt Tiranës

10 nxënës të shkollës së mesme në njësinë administrative të Shupenzës në Dibër janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Një helikopter është nisur nga Tirana për të marrë dy prej nxënësve të gjimnazit. Të rinjtë do të marrin mjekim më të specializuar në spitalin e traumës në kryeqytet. Tetë nxënësit e tjerë ndodhen në spitalin e Bulqizës dhe të Peshkopisë.

Jashtë kamerave, nxënësit shprehen se ishin në pushimin e gjatë dhe kur u futën në klasë ndjenë aromën e një parfumi.

Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një spraj, çka ka shkaktuar probleme te disa nxënës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak