Dibër, përurohet kabineti i kardiologjisë

Blertina Koka / Shëndet+

Spitali i Dibres

Spitalit të Dibrës i është shtuar kabineti i kardiologjisë. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se tashmë në këtë spital nuk do të ketë mungesa të aparaturave për problemet e zemrës.

Gjatë përurimit të këtij kabineti, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi se 180 mijë banorët e Qarkut të Dibrës do ta marrin shërbimin shëndetësor më pranë zonës së banimit, duke bërë të mundur uljen e kostove në xhepin e gjithsecilit prej tyre.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë investuar 5.8 milionë dollarë për ngritjen e këtij kabineti në Spitalin e Dibrës, duke e pajisur atë me ECHO zemre, një pajisje për provën ushtrimore të ngarkesës së zemrës, Holter zemre, Holter tensioni, Elektrokardiogramë.

Në rrethin e Dibrës numri i përgjithshëm i vizitave për probleme kardiake është rreth 8500 në vit, ndërkohë që sëmundshmëria kardiake vlerësohet se shkon deri në 25%.

Shoqata “Together for Life” vitin e kaluar në kuadër të projektit “Health for All”, financuar nga Qeveria Zviceriane, punoi në tre komuna të qarkut të Dibrës për të bërë informimin mbi hipertensionin, si një nga problemet më të mëdha të kësaj zone. shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren