Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një studim i ri ka zbuluar se femrat që ndjekin dietën 5:2 janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga kanceri i gjirit. Dieta përfshin dy ditë në javë më pak karbohidrate dhe kalori, ndërsa pesë ditët e tjera duke konsumuar një dietë të shëndetshme, e ngjashme me dietën mesdhetare.
Një teori është se, kur trupi është i privuar nga ushqimi, ulet e sasia e sheqerit që shkon në qelizat e gjirit, prandaj ata kanë më pak mundësi që të ndahen dhe të bëhen kancerogjene.
Dieta është shpikur nga dr. Michelle Harvie, hulumtuese e dietave tek organizata e kancerit të gjirit “Genesis” dhe autorja kryesore e studimit. Studimi, i titulluar “Breast Risk Reduction Intermittent Diet Evaluation” (BRRIDE), zbuloi se gratë që kishin kaluar fazën e menopauzës dhe që kishin ndjekur ditën 2-ditore për një muaj, ishin më pak të rrezikuara të prekeshin nga kanceri i gjirit.
Shkencëtarët kryen biopsinë e gjirit tek 20 gra para dhe pas katër javëve prova.
Çfarë duhet të hani këto dy ditë?
Dita e parë
- Mëngjes: Çaj jeshil, domate të pjekur në skarë dhe kërpudha.
- Drekë: Lëng me luleshtrydhe, banane dhe qumësht, dhe një gotë ujë.
- Pasdite: Një gotë ujë.
- Darkë: Një gotë me limonadë dietike dhe dy qebapë me perime (kërpudha, speca djegës, qepë dhe domate).
- Para se të flini: Qumësht gjysmë të skremuar, lëngje të ftohta.
Dita e dytë:
- Mëngjesi: Një filxhan qumësht gjysmë të skremuar dhe një gjysmë grejpfruti.
- Dreka: Një racion i vogël me salcë domatesh dhe pak perime të freskëta, si karotë, qepë, kërkurdha.
- Padite: Një filxhan çaj.
- Darkë: Një gotë qumësht, kërpudha të spërkatura me pak uthull molle dhe hudhra.
- Para se të flini: Karota të freskëta dhe një filxhan qumësht të ftohtë.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


