Dieta agjëruese, një trajtim i ri për diabetin?!

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Ndjekja e një diete të lehtë agjëruese mund të ndihmojë personat që vuajnë nga diabeti. Periudhat e shkurtra të agjërimit kanë rezultuar se mund të rigjenerojnë pankreasin, duke “ri-aktivizuar” qelizat që nuk janë të afta të prodhojnë insulinë – hormoni që ndihmon për mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, diabeti shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për të mbajtur nën kontroll nivelet e glukozës në gjak, ose trupi nuk mundet të përdorë insulinën që prodhon.

Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga diabeti, ku 90% e tyre kanë diabet të tipit 2.

Në testimet e para të kryera tek minjtë, rezultoi se kjo dietë, e ngjashme me agjërimin, ofronte një alternativë të mirë për trajtimin e diabetit.

Dieta zgjat 5 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të konsumohen ushqime të ulëta në kalori, karbohidrate dhe yndyra të pangopura. Më pas bëhet rikthimi tek dieta normale.

“Ne kemi dalë në përfundimin se duke i shtyrë minjtë në një gjendje ekstreme dhe pastaj duke i kthyer në gjendjen normale – domethënë duke i “ngordhur” për ushqim dhe duke i ushqyer më pas – nxiten qelizat e pankreasit që të përdorin disa lloje riprogramuesish zhvillimor që të rikrijojnë pjesën e organit e cila ka dalë jashtë funksionit”, shpjegon autori kryesor i studimit, dr. Valter Longo, nga Universiteti i Kalifornisë Jugore.

Eksperimentet tek minjtë treguan se kjo dietë ishte e mirë si për diabetin e tipit 1 ashtu edhe atë të tipit 2.

“Nga ana mjekësore, këto rezultate kanë potencialin të jenë shumë të rëndësishme, pasi tregojnë – të paktën tek  minjtë – se mund të përdoret kjo dietë për të parandaluar simptomat e diabetit”, shton dr. Longo

“Shkencërisht, këto rezultate janë ndoshta më të rëndësishmet sepse tregojnë se mund të përdorni këtë dietë për të riprogramuar qelizat pa pasur nevojë që të bëni asnjë modifikim gjenetik”.

Megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen kërkime të tjera para se të sugjerohen për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit