Dr.Ruden Cakoni ka folur për hormonin GLP-1 dhe rëndësinë e tij në podcastin “Obeziteti – Le të flasim për të”. Ajo thotë se GLP-1 është një hormon shumë i rëndësishëm në trup, i cili, luan një rol thelbësor në rregullimin e ekuilibrit të sheqerit në trup nëpërmjet insulinës.
“Ky hormon përtej, veprimit që ka në metabolizmin e sheqerit ka dhe një veprim të rëndësishëm në stomak dhe në zorrë, duke ngadalësuar zbrazjen intestinale dhe gjithashtu është i rëndësishëm pasi dërgon informacione edhe në tru dhe krijon ndjesinë e ngopjes më parë” tregon mjekja.
Kështu që, ky hormon sipas Dr. Cakoni na ndihmon për të ruajtur një peshë trupore adekuate, por dhe të ruajmë një ekuilibër të sheqerit në trup.


