Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
“Mund të tingëllojë e çuditshme, por me sa duket, hëna mund t’ju ndihmojë të humbni peshë në 24 orë, në bazë të përkushtimit tuaj”, pohon Keri Gans, nutricioniste dhe autore e librit “The Small Change Diet”.
Koncepti është mjaft i thjeshtë! Sipas “moonconnection.com”, ju duhet të ndiqni një plan diete bazë.
Në planin bazë, këshillohet të agjëroni vetëm me ujë dhe lëng edhe në rastin kur hëna është e plotë apo në rastin e hënës së re. Rezultatet e pritshme përfshijnë një trup të pastruar dhe sigurisht me më pak kilogramë.
Për të parë rezultatet e humbjes së peshës edhe në vijim, rekomandohen të bëhen ndryshime të vogla në planin tuaj ushqimor, të cilat mund t’i praktikoni për gjithë jetën. Konsumoni një dietë të pasur me fruta dhe perime, drithëra, ushqime të ulëta në yndyrë, proteina si dhe yndyrna të shëndetshme. Gans rekomandon të pini shumë ujë, dhe, mbi të gjitha, të jeni të duruar.
“Unë kam parë njerëz të cilët vazhdimisht përpiqen të humbin kilogramë shpejt dhe përfundojnë duke fituar peshë në vend që ta humbin atë,” thotë ajo. “Dietat ekstreme i bëjnë njerëzit të ndjehen të privuar dhe pastaj detyrohen të hanë më tepër. Është një cikël vicioz.”
Burimi: glamour


