Dieta me kumbulla të thata, ja si të veproni!

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

Prunes with plums in small sack

Dieta me kumbulla të thata jo vetëm që do t’ju shpëtojë nga pesha e tepërt, por do të përmirësojë sistemin imunitar!

Kumbullat e thata, bëjnë pjesë tek të ashtuquajturat dieta të shpejta dhe ka për qëllim t’ju ndihmojë që për një kohë të shkurtër (3 deri në 5 ditë) të humbisni 2 – 3 kg. Duke pasur parasysh se kumbullat janë të pasura në fibra dietetike rekomandohen nga shumë dieta të famshme. Përveç fibrave, ky frut përmban antioksidantë (beta carotene), vitamina E dhe C, që janë të rëndësishme për ne, për shkak të antioksidantëve. Kumbullat janë të pasura me minerale, duke përfshirë bakrin dhe kaliumin.

Rekomandohet të merrni 6 kumbulla të thata të cilat ofrojnë rreth 15 gram fruktozë dhe glukozë si dhe rreth 25 gram karbohidrate.

Frutat janë të pasura me fitonutrientë që rrisin imunitetin, radikalet e lira dhe ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet. Interesante, 1/4 filxhan kumbulla të thata në ditë, do t’ju sigurojnë 17% të vlerës së përditshme të vitaminës A dhe 15% të nevojës ditore për fibra dietike dhe kalium.

Ushqimi duhet të konsumohet çdo 3 orë.

Mëngjesi: 6 kumbulla të thara

Vakt shtesë: 1 mollë

Dreka: 2 vezë të ziera dhe salçiçe

Vakt shtesë: e njëjta si në drekë

Darka: një filxhan kos i ulët në yndyrë

Përveç regjimit ushqimor duhet të jeni aktivë fizikisht.

Kjo dietë mund të praktikohet deri në 5 ditë dhe pritet të humbisni 2 kile, në varësi të organizmit.

Burimi:http://healthfooddream.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe