Dieta me oriz, humbisni 3 kg për 5 ditë

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Orizi është i pasur me vitamina sidomos ato B-kompleks, me fibra dhe bën të mundur nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi.

orizMëngjesi: 50 gr oriz kokërrgjatë dhe 150 gr mollë pure

Përgatitja: Zihet orizi dhe i shtohet pureja e mollës, me pak kripë dhe pak vaj ulliri.

Dreka: 50 gr oriz, 150 gr mish pule, supë perimesh.

Darka: 50 gr oriz të zier në ujë, sallatë nga gjysmë kastraveci, lëng limoni, kripë, piper dhe kopër.

Personat që nuk e hanë mishin e pulës apo janë vegjetarianë mund ta zëvëndësojnë atë me kungull.

Përsëriteni këtë dietë për 5 ditë dhe do të keni ndryshime të dukshme në peshë.

Pini shumë ujë gjatë këtyre ditëve.

Mos konsumoni asgjë tjetër që nuk është parashikuar në dietë.

Kafen dhe/ose çajin konsumojeni pa sheqer.

KUJDES! Dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme, pavarësisht përbërësve të shëndetshëm që mbartin. Konsultohuni më parë me mjekun ose dietologun sepse trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe