Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Çdo mëngjes miliona njerëz e fillojnë ditën me një filxhan çaj të nxehtë. Shumica e dinë se çaji është i dobishëm, por jo të gjithë i dinë vlerat që ka çaji jeshil.
Për më tepër, shumë prej tyre nuk kanë dëgjuar për një dietë me çaj jeshil dhe qumësht. Kjo dietë, ju vjen në ndihmë njerzve që duan të humbin peshë dhe të detoksifikojnë trupin.
Kjo dietë rekomandohet të konsumohet vetëm për një ditë, jo më shpesh se dy herë në muaj.
Përbërësit:
- 5 litër qumësht të ulët në yndyrë
- 2 lugë çaji të gjelbër
Në qumësht të vluar në 70 gradë, shtoni 2 lugë çaji të gjelbër. Mbulojeni enën ku ndodhet qumështi dhe lereni të qëndrojë ashtu për 20 minuta. Pastaj pijeni.
Pini nga një gotë gjatë gjithë ditës, çdo 2 orë.
Ju duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë, kjo është e detyrueshme, sepse qumështi dhe çaji jeshil janë diuretik të fortë.
Burimi: www. bestweightloss.com


