Dieta mesdhetare është e shëndetshme dhe zgjat jetën: kjo është një gjë e ditur tashmë. Por konfirmimi nga ana shkencore vjen prej Shkollës së Harvardit, e
cila ka provuar të shpjegojë mekanizmat përmes së cilave kjo dietë, e varfër në yndyrna, por e pasur në drithëra, peshk, vaj ulliri, fruta, perime e zarzavate, dhuron një jetë më të gjatë.
Studimi përfshiu 4676 infermiere amerikane, që për vite me radhë u pyetën lidhur me mënyrën e tyre të të ushqyerit dhe që gjithashtu iu nënshtruan një analize gjaku për të studiuar ADN-në e tyre.
U pa se segmentet e kromozomeve që luajnë rol thelbësor në procesin e plakjes dhe të cilat me kalimin e kohës shkurtohen. Gjatësia e tyre ndikohet nga mënyra e jetesës, mbipesha, zakonet e të ngrënit. Dieta mesdhetare vepron në këta faktorë kyç për ekzistencën tonë./ Corriere della Sera


