Dieta mesdhetare ul me 50% problemet e veshkave

Dieta mesdhetare mbron edhe shëndetin e veshkave dhe kush e ndjek besnikërisht ul rrezikun për të pasur sëmundje kronike të veshkave me 50% dhe ul perime zarzavaterrezikun për dëmtimin e tyre me 42%. Këtë e tregojnë kërkuesit Qendrës Universitare Mjekësore të Kolumbisë që kanë kryer një studim mbi 900 persona për 7 vjet.

Studimi u publikua në Revistën Klinike të Shoqatës Amerikane të Nefrologjisë. Edhe editoriali i gazetës iu dedikua sëmundjeve të veshkave që prekin 20 milionë amerikanë.

T’i përmbahesh dietës mesdhetare nënkupton të konsumosh më shpesh fruta, perime, peshk, drithëra dhe të ulësh nivelin e konsumit të mishit, ushqimeve të konservuara, salçiçeve, ushqimeve të përpunuara dhe ëmbëlsirave”, theksojnë kërkuesit.

“Nuk ka ushqime magjike, por duhet një disiplinë e madhe në përzgjedhjen e atyre që duhen vënë në tavolinë dhe se çfarë duhet të hahet jashtë shtëpisë, duke i konsumuar ëmbëlsirat vetëm në raste vërtetë të veçanta”./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe