Kryefaqja Box 5 Dieta ushqimore që parandalon infarktet

Dieta ushqimore që parandalon infarktet

0
Shpërndaje

Infarkti është një ndër sëmundjet më të shpeshta të zemrës, njëkohësisht e cilësuar si sëmundja më e rrezikshme për shkak të pasojave që mbart për pacientin. Bluzat e bardha vënë në dukje se dhembja është më e gjatë dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, të cilat shfaqen me ndjenja dietattë tjera si ajo e vdekjes së shpejtë, me djersë të ftohta dhe hipotension të theksuar. Ndërkohë që si shkaktarë të infarkteve sipas ekspertëve të shëndetit njihen : hiperkolesterolemia, hipertensioni, së fundmi në masë shkaktar i infarkteve po bëhet edhe diabeti, pirja masive e alkoolit dhe duhanit, si dhe obeziteti. Po ashtu edhe stresi ndikon në aktivitetin kardiak.

Kequshqyerja është një tjetër formë, e cila po shton mbipeshën e për pasojë edhe një sërë problemesh që shfaqen me zemrën. Kujdes maksimal duhet treguar ndaj dietës ushqimore, pasi tek të sëmurët që kanë probleme me zemrën, një dietë e çekuilibruar shihet si nxitës i infarkteve. Duhani, një dietë e pasur me yndyra, aktiviteti i pakët fizik, obeziteti, diabeti, alkooli i tepërt, ndikojnë në përkeqësimin e patologjive të zemrës. Këta faktorë të rrezikshëm janë përgjegjës në më shumë se 80 për qind të patologjive kardiovaskulare, të cilat mund të reduktohen duke ndryshuar stilin e jetesës. Specialistët këshillojnë që për të pasur një zemër në formë të mirë dhe të shëndetshme, prioritet në konsum duhet t’i jepet dietës së pasur me fruta dhe perime, si dhe shumë substancave antioksiduese.

ushqim 3Dieta e përditshme duhet të jetë e pasur me peshk, zarzavate dhe karbohidrate integrale, që përmirësojnë prognozën e sëmundjes. “Ndërsa për sa i përket peshës, ka një lidhje të ngushtë mes peshës dhe patologjive kardiovaskulare. Një rritje e vogël e peshës e katërfishon rrezikun e diabetit te meshkujt dhe e tetëfishon te femrat. Megjithatë, përveç këtyre gjërave klasike, zbulimet më të fundit këshillojnë edhe disa faktorë të tjerë për të ulur ndjeshëm rrezikun e infarktit dhe sëmundjeve të zemrës”, thuhet nga ekspertët e shëndetit.

Njëkohësisht e rëndësishme është edhe krijimi i kulturës së këshillimit me mjekun specialist që nga lindja, gjatë rritjes si dhe në moshë më të madhe, ku fillojnë të shfaqen rreziqet më të mëdha të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu nuk duhet të neglizhoni kryerjen e një kontrolli të përgjithshëm, një elektrokardiograme  normale, si dhe një skaner për faktorët të cilët shfaqin rrezik. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik, nuk duhen lënë pas dore.

Këto shihen si një element shumë i rëndësishëm dhe shumë i domosdoshëm. Mjekët thonë se mjaftojnë 30 minuta ecje normale në ditë për të përmirësuar prognozën e sëmundjes./ Pranvera Kola

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here