Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!

Nutricionistja Silvia Guxho, e ftuar në podcastin “Shëndet!”, ka folur rreth dietave drastike ose siç njihen ndryshe si dieta rrufe, të cilat na bëjnë të humbim peshë shpejt. Ajo tregon se çfarë ndodh në trupin tonë nëse i aplikojmë këto lloje dietash.

“Dietat rrufe janë dieta të cilat eliminojnë grupe të mëdha ushqimore, normalisht karbohidrate që është një nga klasiket, ose dieta që premtojnë rezultate shumë të shpejta në shumë pak kohë. Përveç eliminimit të grupeve ushqimore, ka ose konsumim shumë i pakët në përgjithësi i grupeve ose konsumimi…psh janë dietat mono ushqimore, që konsumohen vetëm një ose dy produkte siç është psh dieta me vezë ose me kos. Janë dieta drastike që të lejojnë të humbësh shumë peshë në pak kohë, por jo në mënyrë të kulturuar dhe ka efekte afatgjatë mbi metabolizimin dhe trupin tonë”, tha nutricionistja Guxho.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube: Gazeta Shëndeti

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve