Dietë me banane sipas japonezëve

Dieta me banane e ka origjinën në Japoni.

Pse është kaq popullore kjo dietë? Sipas studiuesve, për të humbur kilet e tepërta duhet thjesht të zëvendësoni vaktin e mëngjesit me një banane dhe ujë të vakët.

banane 09Kjo do të çojë në përshpejtim të metabolizmit dhe të gjithë ata që praktikojnë këtë mëngjes mund të vijojnë të hanë normalisht gjatë gjithë ditës (sigurisht pa e tepruar me porcionet) dhe do të kenë peshë të kënaqshme.
Banania ka në përmbajtje të saj niseshte prandaj na bën të ndjehemi të ngopur, ndërsa uji në temperaturën e dhomës përmirëson tretjen dhe redukon urinë.
Kjo është një dietë e thjeshtë, ja cilat janë rregullat:
• Mëngjesi: një banane (një të madhe ose dy të vogla) dhe ujë.
• Vaktet e tjera si zakonisht por duhet të keni parasysh të mos hani derisa të ndieni ngopje. Mos hani darkë më vonë se ora 20:00. Nëse ndjeni uri mund të konsumoni një frut ose drithëra me kos.

Mos pini asgjë pa kaluar 30 minuta nga konsumimi i vaktit./Përgatiti për shëndet+: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe