Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Dietologu i famshëm qëllohet me shuplakë gjatë transmetimit direkt të emisionit Domenica Live, në Canale 5. Alberico Lemme, një nga dietologët më të mirë në Itali, që këshillon shumë personazhe të njohura në këtë vend, është sulmuar verbalisht dhe më pas është goditur nga nëna e një vajze që peshonte 190 kg, pasi e kishte quajtur atë “bullafiqe” në episodin e kaluar.
Nënë e bijë u ngritën nga publiku dhe u drejtuan për tek dietologu, i cili ishte ulur në mesin e të ftuarve.
“Duhet t’i vijë turp pasi e quajti vajzën time “bullafiqe”, tha nëna e inatosur.
Ndërsa dietologu iu përgjigj: “Pse vajza juaj është e dobët?”
Kjo frazë i ngriti nervat gruas. “A doni të shihni se si gjuan një ‘bullafiqe’?” pyeti gruaja, dhe më pas i gjuajti me shuplakë.
Për më tepër shikoni videon.
Burimi: Huffingtonpost.it / https://shendeti.com.al/


