Dr. Polikron Çelo – Pediatër
Difteria është një sëmundje mjaft ngjitëse dhe me rrezikshmëri të lartë e shkatuar nga një mikrob me emërin Corynebacterium difterie. Ajo haset më tepër në fëmijët nën pesë vjeç, po nuk përjashtohet asnjë moshë tjetër, përfshi dhe mbi 60 vjeç. Vite më parë ka qenë mjaft e përhapur e me pasoja tepër të rënda, ndërsa sot në sajë të vaksinës antidifterike, në shumë shtete po shkon drej zhdukjes, po vazhdon ende në vende të tjera të varfëra e të përfshira nga luftërat (ku vaksinimi nuk arrihet).
Ishte folur e shkruar se kjo sëmundje në Evropë ishte zhdukur, povdekja e kohëve të fundit në dy shtete të Evropës e dy fëmijëve (të mjekuar gabimisht për bajame të qelbëzuara), ka ngjallur shqetësim e frikë nga rishfaqja e kësaj sëmundjeje, ashtu si po ndodh dhe me fruthin e ndonjë sëmundje tjetër.
- Si merret
Burim infeksioni është i sëmuri me Difteri ose bartës i mikrobit të kësaj sëmundje, (të dy mund të infektojnë një ose disa të tjerë). Mikrobi me anë të spërklave të pështymës gjatë të folurit, teshtitjve ose kollës, kalon në rrugët e sipërme të frymëamarrjes (kryesisht në bajame dhe fyt). Rrugë tjetër, më e rrallë e marrjes së infeksionit, është me anën e sendeve të infektuara, si: shami hundësh, gota e të uji, lodra e çdo objekti tjetër që përmban mikrobe.
Në raste më të rralla mikrobi mund të vendoset në vende të tjera të trupit e për rrjedhojë të shkaktojë difteri të hundës, veshit, syve, lëkurës, organe gjenitale etj.
- Difteria e grykës
Është më e zakonshmja. Nga marrja e mikrobit deri në shfaqjen e shenjave të para kalon një periudhë e heshtur nga 24 orë deri në 6 ditë (mesatarisht 2-4 ditë).
Gjatë qëndrimit të mikrobit në grykë, ndodhin 2 procese tepër të rëndësishme: formohen pseudomembranat (shkurt membranat) dhe prodhohet një toksinë tepër e rrezikshme.
Në vartësi të lokalizimit të membranave dhe veprimit të toksinave, do të varet gjithçka; ecuria e sëmundjes, ndërlikimet dhe rrezishmëria për jetën.
Vendi ku lokalizohen membranat, ka rëndësi të jashtëzakonshme – do të jenë vetëm mbi bajame, do të shtrihen dhe në hapësirës së gojës po për më keq dhe drejt fytit e laringut duke penguar plotësisht frymëmarrjen (një rrezik i madh për jetën).
- Si shfaqet
Shënjat e para vërehen mesatarisht tre deri pesë ditë mbas marrjes së infeksionit me dhimbje të lehta të gojës, të përziera, vjellje, këputje, temperaturë në shifra mesatare dhe gjëndje të përgjithëshme jo të mirë. Në vazhdim, mbi bajame formohet një cipë, pseudomembranë (shkrt membranë) me ngjyrë të bardhë në gri e ngjashme me qelbin, cila ka tendencë të shtrihet dhe jashtë tyre. Në dallim nga qelbi, po të heqet me bishtin e një luge ose spatul, vërehet gjakosje e vendit ku u çkolit (kjo nuk ndodh me qelbin). Veç kësaj, pjesa e hequr po të shypet nuk bëhët asnjëherë uniforme si qelbi, po mbetet e copëzuar në pjesë më të vogla. Këto të dhëna kanë vlerë të jashtëzakonshme për të dyshuar se ajo që shohim, nuk ka të bëjmë me qelb. Për ta vërtetuar, ky material dërgohet menjëherë në laborator i cili mbrënda një kohe të shkurtër, vërteton ose përjashton mikrobin e difterisë.
Në vazhdim gjëndja rëndohet, fëmija paraqitet mjaft i zbehtë, i këputur, me erë mjaftë të rëndë nga goja, shoqëruar me ënjtje të gjendrave poshtë nofullave.
në shifra të larta, shtrirjen e membranave në hapësirën e gojës, të hundëve aromë të keqe nga goja, rritje të gjëndrat rreth qafës dhe keqësim të menjëhershëm të gjendjes së përgjithshme.
Shtrirja e membranave nga bajamet në drejtim të fytit e laringut ose zhvillimi qysh në fillim i sëmundjes në këto pjesë kaq delikate e të ngushta, përbën atë që quhet Difteria e laringut ose Krupi diftteritik, tepër i rrezikëshëm për jetën e fëmijës nga bllokimi i frymëmrrjes.
Një formë tepër e rëndë (fatmirësisht e rrallë) është ajo e njohur me emrin Difteria malinje. E veçanta është se shfaqet qysh në fillim tepër e rëndë, me keqësim të të gjitha shenjave, keqësim të gjendjes nga çasti në çast dhe me gjithë ndihmën e dhënë, shanset për shpëtimin e jetës janë të pakta.
- Cila është ecuria
Si e përmënda varet nga 2 faktorët (lokalizimi memranave dhe masiviteti toksinës). Format e lehta, nëse kapen e trajtohen në kohë, kanë ecuri të kënaqshme. Krejt e ndryshme është ecuria në fëmijët e pavaksinuar ose kur membranat e difterisë merren për qelb. Në këto raste, edhe format e lehta mund të japin ndërlikime të rënda.
- Ndërlikimet
Janë të shumta. Shtrirja e membranave në drejtim të fytit e laringut, ose lokalizimi fillestar në këto organe, përbën rrezikun më të madh nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrje, që po nuk u ndërhy në kohë, çon vdekje nga asfikia.
Nga veprimit të toksinave të prodhuara nga ky mikrob, dëmtohen dhe shumë organe të tjera, në mënyrë të veçantë sistemi nervor, zemra dhe veshkat. Ndërlikimet ndodhin në etapën e parë të sëmundjes ose në një fazë të dytë.
Dëmtimet e sistemit nervor mund të shfaqen në javën e parë ose në një etapë të dytë. Më të zakonshmet janë paralizat e nervave të qiellzës, gjuhës e fytit, duke u bërë shkak për të folur me hundë e nxjerrjen e lëngjeve nga hunda. Në raste të rralla, paralizat mund të prekin dhe qendrën e frymëmarrjes në tru, çka përbën një nga ndërlikimet më të rënda.
Jo rrallë paralizat prekin muskujt midis brinjëve, të diafragmës dhe faringut, të cilët lidhen direkt me frymëamarrje, duke vënë në rrezik të madh jetën e fëmijës.
Nga prekja e nervave që rregullojnë punën e syve, mund të ndodhin moskordinime të syve (strabizma) dhe dëmtime të tjera.
Dëmtimet e muskujve të zemrës (në formën e miokarditit) janë parë deri në në rreth 50% të të sëmurëve, me rrahje të shpeshta të zemrës, rënia të tensionit të gjakut, shoqëruar me keqësimi e mëtejshëm të gjendjes së të sëmurit.
Dëmtimet e veshkave, ndonse më të rralla nga dy të parat, kur shfaqen janë tepër të rrezikëshme mbasi çojnë në pakësim deri në ndërprrje të plotë të urinimit, gjendje e njohur me emrin si pamjaftueshmëri veshkore akute./ Shendeti.com.al/


