Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Digjitalizimi, sektor prioritar dhe potencial për ekonominë e vendit

Digjitalizimi, sektor prioritar dhe potencial për ekonominë e vendit

0
Shpërndaje

Denisa Canameti

Digjitalizimi është një nga 4 sektorët potencial të vendit dhe prioritar për investime, për 2019-n, krahas agropërpunimit, turizmit dhe burimeve natyrore. Zgjedhja e dixhitalizimit si sektor prioritar ndodh për herë të parë dhe është për t’u përshëndetur. Pasi ky sektor punëson rininë urbane dhe është mjaft tërheqës për të rinjtë. Zgjedhja e sektorit si prioritar do të ndihmojë edhe në frenimin e emigrimit të të rinjve.

Në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Investimeve, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, u diskutua “Mbi potencialet për investime dhe sektorët prioritarë, 2019”. Dokumenti i diskutuar përmban të dhëna lidhur me orjentimin e ekonomisë së vendit, politikat e reja, sektorët vitalë të ekonomisë, dinamikat e fundit të rritjes ekonomike në vend, evidentimin e perceptimeve të sektorit privat, mbi nevojën e një tregu ku parimet e qëndrueshmerisë në afat të gjatë nxisin rritjen dhe mundësojnë një optimum midis kapitalit të natyrës, fuqisë punëtore, social dhe financiar.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku sektorët kryesorë që mbështesnin ekonominë e vendit ishin industria (58% e PBB) dhe bujqësia (25% 1 e PBB),  sektorë të rinj të panjohur filluan të lulëzojnë dhe aktualisht struktura e ekonomisë është  përqëndruar tek shërbimet të cilat sigurojnë rreth 50% të PBB.

Një studim i BB (Bankës Botërore)  vlerëson, se një mundësi që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë rritje të qëndrueshme është që të ribalancojnë rritjen ekonomike nga konsumi drejt investimeve, nga kërkesa e brendshme drejt asaj të jashtme dhe nga sektori publik drejt sektorit privat. Për këtë, në kuadrin e integrimit në ekonominë globale, vende të vogla si Shqipëria  kanë nevojë për të gjetur “nichen” e tyre në zinxhirin global ekonomik.

Shqipëria ka përmirësuar pozitat e saj në treguesit e Lirisë Ekonomi dhe renditet e 52a nga 186 vende të studiuar. E përmirësuar paraqitet situata edhe në indikatorët e Doing Business 2019, ku Shqipëria ka përmirësuar 8 nga 10 indikatoret e studiuar. Ndërkohë, treguesit e Perceptimit të Korrupsionit, e rendisin Shqipërinë në vend të 99 nga 180 vende të studiuara, ndërsa në treguesit e Konkurrueshmërisë Botërore 2019, Shqipëria renditet e 76a nga 140 vende të marë në konsideratë.

Në dekadën e fundit, rritja mesatare vjetore ka qënë rreth 2,7% e mbështetur nga sektori i shërbimeve që mbulon mesatarisht 46% të PBB, i ndjekur nga sektori i Bujqësisë që mbulon mesatarisht 19% të PBB, sektori i Industrisë dhe Ndërtimit që mbulojnë përkatësisht 12% dhe 10% të PBB.

Dixhitalizimi, progres dhe sfida

Teknologjia dixhitale dhe efekti i dixhitalizimit është aq i përhapur sot sa nuk mund ta mendojmë më vetëm si një sektor të veçantë të TIK-ut, por si ndikues në të gjitha aspektet e jetës ekonomike dhe shoqërore. Si pasojë e këtij zhvillimi, që nga maji i vitit 2015, Bashkimi Europian ka dorëzuar një strategji ambicioze dhe gjithëpërfshirëse mbi Tregun e Vetëm Dixhital.

Shqipëria, si pjesë e strategjisë së BE, ka bërë progres në digjitalizimin e shërbimeve publike, gjithashtu Axhenda digjitale në Shqipëri po ecën me ritme të shpejta. Vendi ynë  po ecën përpara drejt shoqërisë dhe ekonomisë digjitale duke krijuar mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset për të përfituar nga teknologjitë e reja dhe inovacioni.

Dixhitalizimi ka shënuar progres në terma të liberalizimit të tregut, zgjerimit të përdorimit të internetit, përmirësimet në shërbimet publike elektronike dhe në kuadrin e hartimit të strategjisë mbi Axhendën Dixhitale.

Aktualisht, sektori përballet me disa problematika si: mungesa e një institucioni përgjegjës koordinues dhe politikëbërës në nivel qëndror për inovacionin dhe dixhitalizimin. Ndërkohë, theksohet niveli i rritur i përdorimit të internetit në Shqipëri çdo vit me 10-15%, por depërtimi i broadband mbetet në nivele të ulëta afërsisht 38% të familjeve të lidhura me Internet).

Duke qenë se sektori është në zhvillim, por aktualisht kemi largim kapacitetesh drejt vendeve të zhvilluara, mbetet sfidë përgatitja e specialistëve të fushës dhe edukimi i vazhdueshëm i të rinjve (profesional dhe universitar) në mënyrë që të zvogëlohet hendeku dixhital (zonat rurale përbëjnë 40% të popullsisë, por vetëm 1% nga kjo është e lidhur me internet).

Në zhvillimin e dixhitalimit kanë ndikuar zhvillimit i sektorit të Business Process Outsourcing (BPO) dhe e shërbimeve IT. Të dy këto sektorë kanë shënuar rritje të vazhdueshme në investime, numër kompanish dhe punësimin në dekadën e fundit. Brenda sektorit BPO është vërejtur një rritje e kompanive që ofrojnë shërbime të marketingut dixhital jo vetëm për Shqipërinë por edhe për tregjet e BE-së.

RisiAlbania së bashku me Shoqatën Shqiptare të Nënkontraktimeve të biznesit (Albanian Outsourcing Association), po mbështet zhvillimin dhe promovimin e sektorit BPO për të zhvilluar dhe promovuar shërbime të reja me vlerë të shtuar, si kontabiliteti apo menaxhimi i burimeve njerëzore, me qëllim aksesin tek tregjet e reja të eksportit, tërheqjen e investitorëve të huaj, si edhe për të kontribuar për një mjedis më të favorshëm biznesi.

Albanian Business Services Association (ABSA) në partneritet me Shoqata Together for Life kanë filluar zbatimin e projektit “Mbështetje sektorit BPO” përmes kuadrit ligjor, avokimit dhe lobimit me qëllim rritjen ekonomike dhe punësimin”, i cili mbështetet nga RISIAlbania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here