Dimri, ja cilat ushqime duhet të përdorim

Viktoria Naço, dietologe- nutricioniste

Në këto ditë të ftohta mirë do ishte të kujdeseshim pak më shumë për të përforcuar imunitetin tonë. Ndaj është mirë të përdorim ushqime që përmbajnë:

karrota selino1) B-katoren

Përforcon imunitetin tonë duke shkatërruar qelizat e infektuara nga viroza të ndryshme. Ushqimet që përmbajnë b-karoten, përveç karrotës, jane edhe të gjitha perimet me gjethe jeshile, si: spinaq, sallata jeshile, brokoli etj…

2) Vitaminë C

Vitamina C përforcon imunitetin tonë duke ndihmuar në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe të antiviraleve

Burimet kryesore janë frutat, por edhe perimet e freskëta, përqindje më të lartë kanë agrumet, si: portokalli, limoni, mandarina, por edhe kivi, speci i kuq, majdanozi, brokoli, lulelakra etj..

arra23) Vitamine E

Edhe vitamina E kontribuon në prodhimin e qelizave të sistemit limfoid dhe imunitar. Burime të vitaminës E janë: vaji i ullirit, avokado, frutat e thata, si arra, bajamet, farat e lulediellit etj.

4) Zink (zn)

Ai ka një rol të veçantë në sistemin imunitar pasi ndihmon për të rigjeneruar plagët dhe indet e dëmtuara.

Ushqime të pasura me zink janë fasulet, arrat, vezët, mishi i pulës, por edhe ai i viçit, si edhe prodhime të detit si karkalecat, midhjet etj.

pi uje vajza e vogel5) Uji natyral

Çdo qenie e gjallë pa praninë e oksigjenit dhe të ujit nuk do të jetonte. Çdo sistem i trupit tonë funksion më mirë në praninë e lëngjeve, pasi në praninë e tij nëpërmjet neuroritrasmetuesve fillon dhe kundërveprimi dhe formimi i qelizave limfoide dhe imunitare.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe